DYLON

Koha për Poezi (Xhelil Arifi)

Avatar photo Redaksia

*
Përkujtimi nuk më mjafton
ju kujtoj ju
edhe kur jam mirë e edhe keq kur jam
ty Skifter qielli atje lart
që bënë roje tokën mëmë
tok me Kastriotin
ishte dhe është rrjedhë
e një lumi krenarie në vazhdim
është
legjenda e fundit në radhë

*
Errësira mbaroi
Perëndoi në anën e zezë të historisë
Hidhe fanarin e shuar
Shëro plagën plakë
Ec amshueshëm
Drita vjen nga yjet
Dhe lindë agun e përgjëruar

EkoHigjiena

*
Dora jote më prek
derisa shikoj këmbët e tua
harroj ndjenjën që më shkaktoi ajo përkëdhelje
të dëshiroj të tërën ty
më përkëdhelë vetëm edhe pak
e pastaj të mos e kem as fijen e turpit në sy

*
Pa bonton
e me nonsense
je ti, njeri të thënshin
e
unë Voyeur
që të shikon trishtueshëm

/Xhelil ARIFI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.