DYLON

Koha për poezi (Xhelil Arifi)

Avatar photo Redaksia

Nëna nuk ta mësoi këtë gjuhë!

***

EkoHigjiena

Mos më pyet mua
E asnjë tjetër
Përkujto fjalët e para të nënës
“E lumja nana për ty”
Ëmbël e shqip
Ti tha nga zemra
Nga shpirti i një nëne 
Që vetëm shqip dashuronte
Sa herë që shikimin amnor zbrazi mbi shtatin tënd
E edhe vuante shqip kur derdhi lot shqetësimi për ty
E ti edhe mëkatin kur e bën e mendon shqip
Edhe pse goja ta shqipton urrejtjen 
Që as e kuptoi e as s’ta mësoi nëna!!!!

Vetëm mua!

***

Floku i ëndrrave të mija
Bie pa fije turpi mbi gjoksin tënd
Lakmia me pushton
Fije floku të isha
S’më prishë punë
Se dëshira për tu përkëdhelur nga dora jote
Do përvëlonte një soj mashkullorë
Për derisa sytë e tu shikojnë boten
Vetëm mua 
Më ledhatojnë gishtërinjtë
Që mbajnë gjurmë të trupit tënd!!

/Xhelil ARIFI/