Nëse natën zgjoheni në kohë të njëjtë ose megjithatë nuk mund të flini, zbuloni shkakun e vërtetë dhe mësoni se çfarë porosie ju dërgon trupi juaj.
Nëse zgjoheni midis orës 23 dhe orës një pas mesnate
Zgjimi në këtë kohë do të thotë që hani ushqim tepër të rëndë dhe tepër të yndyrshëm dhe se është koha që të ndryshoni shprehitë e ushqimit.
Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë mund të thotë edhe që në vete i mbani emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe gjykimi i vetvetes dhe/ose i të tjerëve.
Nëse zgjoheni midis orës 1 dhe orës 3 pas mesnate
Trupi ju tërheq vërejtjen që të ndryshoni ushqimin dhe të zvogëloni pirjen e alkoolit.
Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe fajësia për ç’shkak vështirë mund të relaksoheni.
Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5 para mëngjesi
Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5, kjo mund të jetë shenjë që mushkëritë janë tepër të ngarkuara me ajër të ndotur apo me shprehinë si p.sh. shprehia e pirjes së duhanit, por edhe me ushqimin e rëndë.
Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me ndjenjat si p.sh. të pikëllimit dhe keqardhjes.
Nëse zgjoheni midis orës 5 dhe 7
Zgjimi në këtë kohë mund të thotë që trupi ju është i dehidruar dhe i mungon uji, por edhe ndjenja e padurimit, ndjenja e të qenit i paplotësuar dhe ndjenja e pasigurisë.
Gjithashtu, kjo mund të thotë që në jetë ju mungojnë ndryshimet, lëvizjet dhe kujdesi për veten.