DYLON

Koha me e çkye ‘këmishën e ngushtë’ të gjuhës standarde!

Avatar photo Redaksia

Sot, Gegnishtën po e shkruejnë tetanë dhe për këtë evoluim duhet me iu falënderue rrjetit social Facebook që ta ofron mundësinë me u shpreh qashtu qysh ndihesh.Këtë evoluim nuk munden me e mohue as ‘gardianët’ e deritanishëm të mbrojtjes së këtij Standardi, heshtja e të cilëve, në këtë kohë kur gegëfolësit po shlirohen nga kompleksi i inferioritetit, asht krejtësisht e paimagjinueshme.

Shkruen: Ibrahim Ademi

EkoHigjiena

Asht ndjenjë fantastike me i pa sot bashkëqytetarët e mi kosovar kah e shkruejnë dialektin e gegë, të cilin, siç e dijmë tetanë asht anashkalue e sakatue në Kongresin famëkeq të drejtshkrimit të vitit 1972.

Tashma, krejt e dijmëpër rrethanat dhe diktati që ka mbizotnue në këtë Kongres. I pranishëm në sallë ka qenë diktatori Enver Hoxha, i cili, me nji urrejtje të papame ndaj veriut të Shqipnisë, vendos që gjithqysh me e ba unifikimin e gjuhës letrare, të cilit veç unifikim nuk i thuhet, tuj e dijtë që 90 për qind asht i bazuem në dialektin tosk, derisa tek-tuk dhe në mënyrë krejt kozmetike janë vendos do trajta të gegnishtës (krye-tar në vend të kokë-tar etj.).

Pra, të pranishmit në sallë s’kanë guxue me b’za, pos qysh asht dizajnue prej klikës sëxhaxhit. I vetmi që ka folë ka qenë gjuhëtari i famshëm Eqrem Qabej, i cili me largëpamësinë e tij prej intelektuali, ka thanë se duhet me pasëkujdes se nuk po e bajmë gjuhën për nji grup njerëzish, por për tetanë shqipfolësit gjikund n’dynje.

Por, prej vitit 1972, kur u vendos në mënyrë arbitrare për këtë ‘Standard’, po bahen rrumullak 44 vjetëdhe cili asht bilanci? A janë arritë objektivat? Cili asht rezultati?

Për hesapë temin, ky standard ka pësue fiasko, tuj e marrë parasyshë faktin se kurqysh nuk asht përqafue nga dy të tretat e tanë shqiptarëve gegëfolës.

Jemi dëshmitarë që përditë po dalin kumtesa e shkrime zyrtare me gabime nga zyret e institucioneve kosovare, që për ‘gardianët’ e këtij Standardi janë trashanike dhe të pafalshme, derisa për mue janë krejt normale, tue e dijtë që nuk asht gjuhë e natyrshme dhe e kanë problem me përvetësue diçka krejtësisht të imponueme.

Nji kumtesë e nji Komune n’Kosovë që asht publikue me ‘shumë gabime’ këto ditë, dëshmon edhe njihere për debaklin e Gjuhës Standarde në rajonin ku gjuha e nanës asht gegënishte.

Personalisht, në dialektin Gegë kam shkrue qysh në vitin 2005 në Gazetën “Java” dhe e mbaj n’mend reagimin e plotë njerëzve publik, të cilët m’thojshin ‘e ki gabim që e ke përqafue kauzë’, ‘mos u rreshto kah nji grup njerëzish t’dështuem’…

Ishte e lehtë me e kuptue kundërshtimin e plot njerëzve ‘publik’ sepse e kanë pasë të ngulitun n’krye se ‘masa asht përcaktuese për gjithcka’, e që po del se asht krejtësisht e gabueme.

Nëse në atë kohë kur unë kam nisë me shkrue n’Gegnisht (2005) ka qenë nji grup njerëzisht, të cilët në mënyrë rebeluesee shkruejshin këtë dialekt, sot mbas 9 vjete situata asht krejt ndryshe.

Me e shkrue sot Gegnishtën nuk përçmohesh, nuk ofendohesh, nuk etiketohesh me shprehjet ‘njeri i këtij apo atij shërbimi’ etj.

Sot Gegnishtën po e shkruejnë tetanë dhe për këtë evoluim duhet me iu falënderue rrjetit social Facebook që ta ofron mundësinëme u shpreh qashtu qysh ndihesh.

Këtë evoluim nuk munden me e mohue as ‘gardianët’ e deritanishëm të mbrojtjes së këtij Standardi, heshtja etë cilëve, në këtë kohë kur gegëfolësit po shlirohen nga kompleksi i inferioritetit, asht krejtësisht e paimagjinueshme.

Edhe me anëtë këtij shkrimi, si reagim qytetar, kërkoj edhe njiherë që në mënyrë urgjente njerëzit e dy Akademive të Shkencave, të Kosovës e Shqipnisë, të ulen dhe ta rishikojnë këtë Standard që vazhdon me qenë ‘këmishë e ngushtë’ për dy të tretat e tanë shqiptarëve dhe të futen elementet shumë të rëndësishme të dialektit gegë.

Ka ardhë koha me e çkye këmishën e ngushtë të gjuhës standard. Veç në këtë mënyrë bahet unifikimi përnime.

P.S. Opinioni i shkruem krejtësisht n’Gegnisht vazhdon me qenësi formë rebelimi kundër përçmimit që na asht ba me anashkalimin e kësaj pasunie linguale të dy të tretave të tanë shqiptarëve. /2L ONLINE/

(Autori asht zyrtar për informim në Komunën e Gjilanit. Opinioni asht krejtësisht individual dhe nuk përfaqëson qëndrimine Komunës së Gjilanit)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.