Nga konkursi letrar “Flaka e Janarit” 2016
Nexhat Rexha
KOHA IME E ARNUAR
Harrimit lutje mos i ngarko
Toka ime e lashtë
Dhembjet fort trokasin
Në damarët e shpirtit tim
Kafshimet përgjohen nga hëna
Në soditje të mizantropëve
Agimet po shterojnë
Në arnimet e kohës premtim
Sytë pafundsisht vezullojnë lartësitë
Prangat po i vëjmë vetes në mesditë
Dashuri peng e humbur n`marrëzi
Për një lutje qiellore
Zoti im
Gjithëfarë krismash godasin
Në cepet e rrudhura
Kurse loja nuk mbaron
Andej kah vijnë medaljet
Gjithnjë pergamenë ruan
Rrënjët në thellësi
Matje kohësh akrepat ndalojnë
Sërish vjen ti nga fillimi
Shifra” Krizantema