/2L ONLINE/ – Lëvizja Vetëvendosje!, një subjekti që sa vjen e ngritët, sa vjen e rritet, sa vjen e fuqizohet, nuk ka se si të mos vihet në pah një përshkrim i shkurtër i këtij rrugëtimi, nuk ka se si të mos vihen në spikamë të gjitha ato sakrifica, të gjitha ato flijime dhe sidomos s’ka se si të mos përmenden të gjithë ATA që u vunë në krye të këtyre sakrificave e flijimeve në mënyrë që sot të gjithë Ne të jemi në gjendje të korrim frytet e një procesi të jashtëzakonshëm zgjedhor i cili ka reprodukuar organe kaq të larta udhëheqëse në qendrën e Gjilanit të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe tërësisht demokratike e transparente. Kështu është shprehur, të enjten mbrëma, Nehat Osmani, nënkryetar i parë i LVV, me rastin e aktit solemn të konstituimit të kryesisë së re.
Duke qenë pjesë e këtij rrugëtimi të ri politik, s’ka se si njeriu të mos ndihet para së gjithash i privilegjuar në këto momente, njëkohësisht duke qenë pjesë e një shprese që shihej qartë edhe gjatë procesit zgjedhor nëpër pikat e krijuara të LVV, shihej qartë edhe gjatë kuvendit zgjedhor të delegatëve të zgjedhur, asaj shprese që buronte nga sytë e gjithë asaj mase anëtarësie dhe gjithë neve, atëherë s’ka se si njeriu të mos ndihet në të njëjtën kohë edhe i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm para sfidave dhe përgjegjësive me peshë që me vetëdije po iu rrekemi, s’bashku me gjithë ata që në mënyrë direkte apo tërthorazi ndihmuan dhe kontribuuan në mbarëvajtjen e suksesshme të këtij procesi, s’bashku me gjithë të tjerët që para neve bartën barrën e rëndë të luftës kruciale në mbrojtje të dinjitetit të nëpërkëmbur të këtij populli të sfilitur, në mbrojtje nga diskriminimi i mëtejmë i vlerave të mirëfillta që përgjatë shekujve që në vete populli ynë kishte kultivuar dhe kishte sakrifikuar,
duke qenë pra pjesë e këtij mendimi të ri politik ngërthen koncepte moderne të veprimit në këto hapësira, diametralisht të kundërta nga pjesa e trashëguar e klikës së deritashme komunale dhe kosovare në përgjithësi, të këtij mendimi sa i vjetër në fillet e civilizimit të vet po aq i ri në organizimin e saj substancial, e organizuar fillimisht si një lëvizje, por me vizion të qartë dhe qëllim të formësuar kombëtar e politik, duke na lënë neve hapësirë dhe kahje, mbase të obligueshme, që sot ballëhapur të thërrasim anëtarësinë dhe simpatizantët dhe të apelojmë tek shumë të tjerë që janë me ne e që do na bashkëngjiten në vazhdim, dhe kërkojmë nga ata që bashke me ne të shqyrtojmë dhe të shtjellojmë këtë vizion të ri, të ndërtojmë hapat e ri që gjithsesi do jenë për ne dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, gjithsesi për të ardhmen e shtetit tonë.
Përgjatë këtij rrugëtimi Ne nuk do ta kemi të lehtë, në të vërtetë do ta kemi të vështirë sepse pritjet janë të mëdha, do ta kemi të vështirë sepse shpresat janë edhe më të mëdha, ne do ta kemi shumë të vështirë sepse ky popull është zhveshur nga vlerat më sublime njerëzore, sepse ky popull ka krijuar një averzion të tmerrshëm negativ ndaj klasës politike që kishte kalkuluar me fatet e tyre në interes të përfitimeve personale, klanore e partiake, ndaj asaj klike degjeneruese politike që kishte bërë kompromise të dhimbshme madje edhe me sovranitetin e shtetit tonë, madje edhe me territoret e shtetit tonë
Por në të njëjtën kohë do ta kemi të lehtë, sepse kjo përbërje prej këtyre anëtarëve të kryesisë së re, delegatëve në qendrën e LVV, asamblistëve, e deputetëve në kuvend asnjëherë nuk ka qenë më e dinjitetshme dhe legjitime, asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme dhe asnjëherë më e vendosur që së bashku me të gjithë, secili nga pozita dhe përgjegjësia e tij të shpalosim, të elaborojmë dhe të artikulojmë zëshëm dhe fuqishëm atë zërin gati gati dëshpërues të mijëra e mijëra qytetarëve, duke vendosur themelet e çrrënjosjes të së keqes, që s’bashku pra të vendosim themelet e ndryshimit të mbarë,,,
Do ta kemi të lehtë sidomos nga bindja se do kemi një kryesi të vullnetshme, të vullnetshme për punë, angazhim dhe për tu përballur me sfida të reja dhe të paparashikueshme e proceset e iniciuara nga vullneti i brendshëm janë më të fuqishme se çfarëdo lloj presioni e imponimi, janë më të fuqishme se çfarëdo lloj shantazhi e kushtëzimi.
Do ta kemi gjithashtu të lehtë, sepse koha për të lëvizur ka ardhur, sepse koha e lëvizjes dhe zgjimit të popullit ka ardhur, sepse koha e lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur. Prandaj dhe do t’ia dalim. /2L ONLINE/