DYLON

Kodimi observues në veprën “Orfeiana” të Beqir Musliut

Kodimi observues në veprën “Orfeiana” të Beqir Musliut
Avatar photo Redaksia

Nga: Nexhat Rexha

Kodimi observues në veprën “Orfeiana” të Beqir Musliut

EkoHigjiena

(Për librin studimor të Shefqet Dibranit” ARTISTIKJA NË VEPRËN “ORFEIANA” TË BEQIR MUSLIUT, editoi shtëpia botuese “Beqir Musliu”, qershor 2026)

Kritika letrare në shqyrtimet e brendshme riaktualizon e rishfaq kodifikime nga më të ndryshmet, duke paraqitur unifikime të mendimit sa më përafrues. Nëpër këto përkufizime të tekstit, shqyrtimet mund të përafrojnë apo të paraqesin një sistem të koduar brenda tekstit .Në këto observime poetike vjen edhe trajtimi studimor i Shefqet Dibranit në veprën “Orfeiana “ të Beqir Musliut. Referimi i brendshëm në poetikën e BeqirMusliut, karakterizon kohën në faktorizim të tjetërsuar, shtrirjet poetike krijojnë dimensionin e lexueshmërisë në qarqet e ndryshme interpretuese, për të ndriçuar më përsëafërmi kohën, kur ato janë shkruar e publikuar për herën e parë.

Interpretimi i cilës do vepër artistike, përafërsisht kërkon njohjen e dukshme dhe të padukshme të shoqërisë njerëzore, nga e cila derivojnë idetë autoriale të ngjeshura në vepër. Jeta shkrimore përfaqëson komponentet e ndodhive në kohë dhe të komponeteve e të ndodhurave në tjetërsim të figurshmërisë artistike, si paraprijëse për të shfaqur zërin e brendshëm të një kulture, a të një tërësie shoqërore. Në këto predispozita është shkruar dhekodifikuar arti poetik i Beqir Musliut.

Në këto parashtrime e depërtime Shefqet Dibrani, ka kodifikuar tipologjinë artistike në librin e tij studimor ”Arstistikja në veprën “Orfeiana “ të Beqir Musliut”. Në këto shqyrtime Shefqeti determinon pikëpamje të tija, të cilat vijnë si plotësim i njëra tjetrës në korrelacionin e ndërlidhjeve të thelluara brenda tekstit të marrë në shqyrtim. Preokupimet studimore kanë shtruarje të rrafshit transformues, të cilat fuqizojnë dhe ofrojnë përkufizimin në referim të tekstit.

Natyrisht, autori ka funksionalizuar teorinë e diskursit në integrim të rishfaqjes së tekstit poetik, e në artikulim të zgjedhjes së vargjeve që diktojnë përmes shenjave, perspektivën e lirë të mendimit në kontekstin e lirisë së munguar.

Korrespondimi i mendimit kritik brenda tekstit

Autori i këtij studimi ka depërtime të thelluara në pjesët e marra në shqyrtim, ato vijnë si realizim i përjetimeve në gjerësi të objektivave të tija. Identifikimi dhe njohja nga antikiteti e deri në shpërfaqje të artit poetik, krijojnë mendimin konkretizues nga teksti në interpretimet me teori të njohura, të cilat krijojnë referenca të ndërlidhura të mendimit kritik. E gjithë kjo lidhje ka edhe përqendrimin filozofik, këtë rrjedhojë të tekstit, Shefqet Dibrani e arsyeton strukturën e ndërtimit shkrimor në “Orfeiana”, duke i dhënë tërësisë poetike ,vlerë të qëndrueshme në kahje e harmonizim të idesë, në mesazh edhe përmes figurave mitologjike. Për këto korrespondime kritike, autori në studimin e tij thotëꓽ ”Por poezia tek Orfeiana është romantike në dukje, tradicionale në qasje e njëkohësisht moderniste e postmoderniste në shprehjen poetike që zhvillohej në kohën e tij. Tamam një” alkimi prej guri, e mbështjell prej purpuri” . Nga gjithë kjo sa konfirmon autori i studimit, konsiderojmë se arti poetik i Beqir Musliut, në secilën vepër ai ka futur elementin modern me synime kah postmodernja, duke përdorur fjalë e figurshmëri të kompozicionuar, si metaforë dhe simbolikë përtej të nesërmes.

Brendia e figuracionit të fjalëve në këtë vepër krijon fuqinë e mendimit kritik, si realitet i ekzistencializmit konform strategjisë së mendimit të skalitur artistikisht. Këto ndërlidhje estetike, konkretizuese, studiuesi i ka veshur me petkun e botës bimore autoktone, si refleksion i absurdit të kohës në qartësi te mendimit bashkëkohor.

Përkundër reagimit të heshtur, poezia e Beqir Musliut, i ka mundur kohët, sepse ai ishte stilisti më i avancuar në kohën e shkrimeve të bashkëkohanikëve.

Gjuha e shenjave

Gjuha e shenjave në veprën e Beqir Musliut ka diskursin e dalluar të përcaktuar në kuptimin e tyre dhe ashtu aktualizon lidhjet tradicionale të antikës. Në këtë shtjellim kontekstesh kohore, Shefqet Dibrani ka arritur bukur të derivojë prodhimin e mendimit të absurdit në pjesën “Semiotika e absurdit”, duke marrë në shqyrtim çdo varg të poezive “ Të shtatit kundër Tebës” dhe “Enigma-Imazhi”. Në këto shqyrtime analitike, autori ka konstatuar se poezia e Beqir Musliut, kërkon njohje e durim për të kuptuar rrethanat shoqërore, si dhe kërkohet depërtimi i njohjeve e rrethanave kohore me të gjitha koordinatat e veshjet tyre, të cilat kanë edhe depërtime në çdo fushë në të jetës ,e në të gjitha proceset e përditshmërisë, sidomos aty ku e drejta njerëzore është kamufluar me gjuhën e diktatit e të absurdit totalitar.

Krahasimi si reflektim artistik në mesazhet e kohëve

Në pjesët” Sinkronia historike dhe diakronia e qasjes poetike”, dhe “ Sinkronia diakronike dhe etimologjia e shprehjes poetike” Ndërlidhjet e trajtimit në sinkronizim diakroniak, poezia e tij mvishet me etimologjinë mitologjike, duke i shkrirë kodet metaforike në laboratorin analitik të mendimit, ato pastaj marrin jetën e shenjave dalluese, të cilat specifikojnë stilin e tij postmodern. Kjo metodologji e ka krijuar alkiminë filozofike në poetikën e tij.

Autori i librit ”Arstistikja në veprën “Orfeiana “ të Beqir Musliut”,me depërtime të konsiderueshme i ka dhënë qasjes së tij, zbërthimin e gjuhës së shenjave, të cilat i ofrojnë lexuesit konceptet e zgjidhjeve enigmatike për një fjalë apo edhe për atë që ka krijuar njerëzimin e dobishëm.

E arritshmja dhe mundshmja artistike në poezinë e tij në “Orfeiana”, ka të parapërcaktuara idejshmërinë krahasimtare, përmes kulturave e miteve nga bota njerëzore, duke reflektuar në afirmimin e miteve, riteve dhe traditës autoktone.

Këto reflektime poetike krijojnë mundësinë e afirmimit koherent me botën magjike që kanë krijuar popujt e ndryshëm, këto njohje krijojnë mundësinë e përafrimit real dhe artistik me botën e qytetëruar, siç është edhe Motivi për mollën, këtë krahasim mjaft bukur e ka zbërthyer Shefqet Dibrani.

Tematika heterogjene në mes reales së kërkuar

Në përvijimet e diskursit evokues, sikur metamorfoza krijon fiksionin absolut, në artikulimin e parametrave në parashtrimin , edhe të konotacioneve që koha anatemoi njeriun tonë. Në këto shtrirje tematike poezia e tij ka përforcuar unitetin e brendshëm të këtij heterogjeniteti artistik, organizimi në idejshmëri ka fiksuar botën kërkimtare, të cilat vijnë si nektar bletësh me rregullin e organizimit disiplinor, në plotësimin e sondazhit të ekzistencializmit. Artikulimet dhe fuqia sugjestive e poetit ngërthejnë në vete bagazhin e kolektivitetit në ingranazhet e kohëve, si realitet e fuqi për të mundur robërinë e mendimit kreativ dhe ruajnë vijimësinë në origjinën e kërkuar në zanafillë. Këto ëndërrime poetike të shkrira në opusin letrar të Beqir Musliut, vijnë gjithnjë të dukshme e përafëruese në përcaktimin e kërkuar, përmes metodës komperative, ato ndriçojnë brendësinë e tyre klasike në gjetjen koduese që ia shpalosë këtyre pjesëve, studiuesi Shefqet Dibrani .Pastaj lexuesi kërkimtar bashkëjeton në përafri më poetikën e Beqir Musliut, edhe në ndërtimet sonetike, e veçmas ai kushtuar Hivzi Sulejmanit, ka te determinuar, botën e tërësishme të një shkrimtari, që kaloi nëpër etapat më komplekse të jetës së tij. E këtë realitet, gjithnjë të kërkuar e ofron poezia sonetike në të gjitha variantet e saja.

Për këto njohje evokuese artistike, universi krijues justifikon botën e veprimit mes reales konkrete dhe reales së kërkuar. Autori i librit ”Arstistikja në veprën “Orfeiana “ të Beqir Musliut. Shprehet në këtë pasus studimorꓽ ”Poezia e shtatë librave në Orfeianë ndërton një mazaik të programuar, ku çdo poezi, përveçse lidhet me librat vijues, krijon një zinxhir të pandalshëm unazash lidhëse, të cilat nuk do të funksiononin pa njëra tjetrën” .

Pra, këto konstatime shqiptohen përmes retrospektivës anlogjike te magjia e fjalës artistike, ato komunikojnë me botën shpirtërore të poetit Beqir Musliu, të cilat në kontekstin diakronik, sot e gjithë ditën të japim mesazhin në artikulim të aktualiteteve tona.

Magjia si metaforë jetëshkrimi

Teoria historike dhe teoria letrare, mbështetjen më argumentuese e kanë në ruajtjen e pikturës natyrore që ka ruajtur koha e saj. Në këto kondita të qëndrueshme është idejuar opusi krijues i Beqir Musliut, ai ka krijuar vizionin e perspektivës së tij artistike. Këto venerime observuese ai i ka ruajtur dhe i ka paraqitur në fjalën poetike që t`i ofrojë lexuesit bashkëbisedim të dobishëm për të nesërmen.

Topika magjike e tij vjen si metaforë e jetëshkrim për qenësinë e njeriut tonë. Ai ka krijuar botën e imazheve që është gjithnjë në kërkim të realitetit brenda shpirtit të tij.

Jetëshkrimi i Beqir Musliut, duhet kërkuar në metaforën poetike, dhe në simbolikën Lasgushiane, duke i shkrirë reflektimet e tija në identifikime e gjykime të papërsëritshme, gjithnjë duke pasur parasysh kontekstin kohor, kur ai e krijoi veprën artistike .

Në këto gjykime vlerësuese , Shefqet Dibrani ka akumuluar energji të mjaftueshme për të bashkudhëtuar me opusin krijues të librit “Orfeiana” dhe të jep kërshërinë për lexim të vazhdueshëm dhe në kërkim të verdiktit të atdheut tonë dhe në përejtim të një logjike sa më pragmatike në ruajtjen, e në zhvillimin e gjuhës dhe kulturës në identitet të mëvetësishëm. /2LONLINE/

_______________

(Autori i këtij shkrimi është recensent i librit, i cili u përurua më 20 qershor 2026, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli” të Gjilanit, në prag të 30 vjetorit të kalimit në amshim të njërit nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, Beqir Musliut)