DYLON

Koci beson që Specialja nuk do t’i prekë Hashim Thaçin, Kadri Veslin dhe Ramush Haradinajn

Avatar photo Redaksia

Arianit Koci thotë se nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një marrëveshje dhe të zgjerohet pista e hetimeve edhe për krimet e kryera pas 31 dhjetorit të vitit 2000.

Avokati Arianit Koci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale dhe personat që mund t’i prekë kjo gjykatë, ka theksuar se beson që Specialja nuk do t’i prekë Hashim Thaçin, Kadri Veslin dhe Ramush Haradinajn, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një marrëveshje dhe të zgjerohet pista e hetimeve edhe për krimet e kryera pas 31 dhjetorit të vitit 2000.

“Çdo marrëveshje mund të ndryshohet dhe plotësohet. Edhe krimet e pasluftës janë barrë e madhe për shoqërinë tonë. Në mënyrë eksplicite nuk amnistohet presidenti nga ndjekja e Speciales. Por, nëse me pyetni privatisht se a do të akuzohet Thaçi, jam i bindur se ai nuk do të akuzohet nga kjo prokurori dhe nga kjo gjykatë”, ka shtuar Koci.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.