DYLON

Kobalt kundër migrenës dhe ankthit

Avatar photo Redaksia

Kobalti është thelbi i vitaminës B12. Ky anti-anemik mund të lehtësojë migrenën dhe është i dobishëm për të luftuar ankthin.

Përse shërben kobalti?
Në oligoterapi, kobalti shërben për të luftuar ankthet. Ai rregullon gjithashtu aero-gastritin dhe aero-faginë. I shoqëruar me nikel dhe zink, ai stimulon sistemin hepatopankreatik (të mëlçisë dhe të pankreasit) dhe është i nevojshëm për diabetikët.

EkoHigjiena

Veprimi i tij kryesor është i lidhur me vitaminën B12, pasi ai merr pjesë në përbërjen e vetë kësaj vitamine (B12 ose kobalmine), e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe pjekjen e rruazave të kuqe gjakut dhe në transmetimet indirekte nervore.

Ku gjendet kobalti?
Kobaltin e gjejmë tek çokollatat, frutat e detit, frutat e thata, makaronat, etj. Por organizmi ynë nuk mund ta krijojë vitaminën B12 pa shfrytëzuar kobaltin e ushqimeve.
Atë e gjejmë në prodhimet shtazore si zorrët, mëlçia, veshkat, frutat e detit, peshqit, vezët, djathi, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.