DYLON

KMShK organizoi tryezë diskutimi me gazetarët e Anamoravës

KMShK organizoi tryezë diskutimi me gazetarët e Anamoravës
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), në bashkëpunim me Klubin e Gazetarëve “Beqir Musliu” ka organizuar një tryezë diskutimi me gazetarë të rajonit të Anamoravës, gjatë së cilës u bisedua për problemet me të cilat ballafaqohen mediat online.

Musa Sabedini, kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” dhe anëtar i Kuvendit të KMShK-së foli për sfidat gjatë punës së përditshme në mediat online në këtë rajon.

EkoHigjiena

Ai theksoi se një ndër problemet kryesore është publikimi i lajmeve të rrejshme nga grupe të caktuara në rrjetet sociale, që po e dëmtojnë gazetarinë e mirëfilltë.

 Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i KMShK-së foli mbi zhvillimet e fundit në konceptin e vetërregullimit dhe kodin e etikës. Muhamet Halili nga 2LONLINE.com solli në vëmendje problemet financiare me të cilat përballen mediat në Gjilan dhe vuri në fokus rëndësinë e mediumeve lokale, por edhe profesionalizimin në to, kredibilitetin që kanë në nivelin lokal si dhe kujdesin që e tregojnë për të ofruar informacione të sakta për publikun, kurse Heset Zymberi nga Gjilani.info foli për rëndësinë e mediave lokale online, në funksion të informimit më të mirë të publikut.

Si shqetësim u përmend edhe mosrespektimi i të drejtës autoriale nga mediat.

Kontribut në debat dhanë edhe Enver Sadiku nga Kryelajmi.com e Rexhep Hasani nga Dardanapress.info.

Pjesë e tryezës ishin edhe veteranët e gazetarisë Nexhmedin Ymeri e Xhevat Pira.

Aktiviteti u mbështet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.   /2LONLINE/

Fotot: Fatlum Kosumi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.