DYLON

KMDLNJ viziton të ndaluarit për aferën e vizave!

Avatar photo Redaksia

Monitorues të KMDLNJ-së vizituan të ndaluarit për aferën e vizave të cilët u arrestuan nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit me datën 05 shkurt 2014. Të arrestuarit i deklaruan KMDLNJ-së se arrestimi i tyre është bërë duke respektuar ligjin dhe se gjatë arrestimit ndaj tyre nuk është përdorur forca fizike, nuk janë fyer dhe se është respektuar dinjiteti i tyre.

”Atyre u është treguar dhe dorëzuar vendimi për ndalim, u është treguar se mund të angazhojnë avokat dhe se deklaratat janë dhënë në praninë e avokatëve mbrojtës. Gjithashtu gjërat e konfiskuara nga policia janë regjistruar në procesverbal dhe janë nënshkruar nga të arrestuarit.

EkoHigjiena

Gjatë marrjes në pyetje kanë shfrytëzuar edhe ndihmën e përkthyesve ndërsa të gjithë të arrestuarve Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës u kanë mundësuar të kërkojnë ndihmën e mjekëve. Edhe në Qendrën e Ndalimit ku mund të qëndrojnë 48 orë, të ndaluarit kanë deklaruar se sjellja e oficerëve është shumë korrekte dhe se nuk kanë asnjë vërejtje.

Edhe këtu janë vizituar nga avokatët mbrojtës. Personat e ndaluar janë deklaruar se gjatë arrestimit dhe bastisjes nuk janë keqtrajtuar apo shqetësuar në asnjë formë anëtarët e familjeve të tyre.

KMDLN”vlerëson se ndaj të ndaluarve është vepruar në përputhje me të drejtat e personave të privuar nga liria”, thekson komunikata.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.