DYLON

KMDLNJ reagon pas shkatërrimit të rrethojat e varrezave katolike në Llapushnik

Avatar photo Redaksia

Të dielën në mëngjes persona të paidentifikuar shkatërruan rrethojat e varrezave katolike në Llapushnik ku, përveç varrezave ishte paraparë të ndërtohet një objekt fetar për katolikë. Ky lokacion prej 2, 5 hektarësh ishte blerë nga famullia katolike pasi që më parë ishte shpronësuar nga komuna e Drenasit e cila i kishte dhënë të drejtë AKP – së ta shesë atë pronë.

Procedurat e Shpronësimit ishin kundërshtuar nga disa asamblistë komunalë të cilët kanë deklaruar se nuk janë përfillur procedurat për shpronësim.

EkoHigjiena

Në lokacionin e shpronësuar, komuniteti katolikë ka për qëllim të ndërtojë një kishë katolike dhe varrezat për katolikë ndërsa banorët e tjerë duan që aty t’i ndërtojnë lapidarët për dëshmorë të kombit. Ditë më parë nga banorët ishte organizuar një protestë që kundërshtonte ndërtimin e varrezave katolike dhe objektit fetar në lokacionin e paraparë për këtë.

KMDLNj kërkon që të tejkalohet situata e krijuar pa tensione të panevojshme, duke respektuar lirinë e besimit dhe të ushtrimit të fesë sipas bindjeve dhe përcaktimit që është e drejtë elementare e njeriut, e garantuar me të gjitha dokumentet relevante për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës.

“KMDLNj kërkon hetim të shpejtë për ata që rrënuan rrethojat e varrezave katolike si dhe përballjen e tyre me ligj”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj shpreson se ky incident nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis besimtarëve të besimeve të ndryshme dhe se në Kosovë edhe në të ardhmen do të kemi përparim të tolerancës fetare, duke e mirëkuptuar dhe respektuar diversitetin edhe në këtë fushë.

Gjithashtu KMDLNj shpreson se komuna e Drenasit do ta caktojë një lokacion për ndërtimin e lapidarëve për dëshmorët e kombit, e cila nuk duhet të ndërlidhet apo kushtëzohet me kërkesat e komunitetit katolikë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.