DYLON

KMDLNJ reagon ndaj linçimeve të njerëzve që arrestohen

Avatar photo Redaksia

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar në lidhje me rastet e arrestimeve të njerëzve në Kosovë.
Sipas KMDLNJ-së në Kosovë, njerëzit linçohen publikisht pa u dënuar dhe pa u përfunduar procesi gjyqësir.

“Në Kosovë ku për rastet e ndjeshmërisë së lartë përgjegjësinë e kanë prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë , më parë të UNMIK – ut , tani të EULEX-it, zakonisht kur trajtohen këto raste arrestimit i paraprinë një fushatë mediale që e parapërgatitë terrenin për arrestime të bujshme , me pompozitet dhe spektakël medial e që në të shumtën e rasteve përfundojnë me vendime liruese për të akuzuarit të cilëve ua shkatërrojnë karrierën , ua shkatërrojnë reputacionin dhe ua shkatërrojnë familjet përmes linçimit publik. Ka shumë raste të tilla në Kosovë dhe i vetmi kompensim që u është bërë është llogaritja e ditëve në arrest me çmimin sa i kushton një i burgosur Buxhetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

EkoHigjiena

Sipas KMDLNJ-së, arrestimet e fundit e të dyshuarve për vepra të rënda të penale në krye me Azem Sylën , ish komandantin e UÇK-së paraqet shkelje e të gjitha neneve të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara , Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës shkaku se të arrestuarit janë portretizuar si kriminelë të rrezikshëm , pa përfunduar hetimet e na të flasim për një vendim gjyqësor që dëshmohet fajësia e të arrestuarve të dyshuar e të cilët ende nuk e kanë një aktakuzë të ngritur.

“’Grupi i rrezikshëm kriminal , kriminelët që kanë bashkëpunuar me Serbinë , komandantë të Çagllavicës, Graçanicës ,etj ; ata që e rrezikojnë jetën e dëshmitarëve të mbrojtur , etj ….’ këto janë cilësime që drejtpërdrejtë ndikojnë në procesin e hetimeve , bëjnë presion te hetuesit duke paragjyk uar fajësinë e të arrestuarve ende pa përfunduar hetimet dhe pa një vendim të një gjykate. Prokuroria e EULEX – it kërkon katër muaj paraburgim sikur edhe një proces të veçantë hetimor ndaj Azem Sylës shkaku se po u rrezikuakan dëshmitarët e mbrojtur. Këto janë sinjale të qarta se vështirë se do të ketë një proces të rregullt , të paanshëm , të pandikuar politikisht dhe të drejtë një atmosferë të linçimit publik të arrestuarve që tashmë duket se janë shpallur fajtorë”, thuhet në reagim.

KMDLNJ, tërheq vërejtjen se të gjithë personat e privuar nga liria , përkundër kufizimeve të disa të drejtave i kanë të garantuara të drejtat e parapara sipas neneve të lartcekura prandaj e konsideron si të papranueshëm dhe kundër të drejtave të njeriut linçimin publik dhe institucional ( ndërkombëtar ) që po u bëhet dhe u është bërë edhe më parë të arrestuarve , pavarësisht përkatësisë etnike , natyrës së veprës dhe përkatësisë politike.

“Vetëm vendimi i formës së prerë i gjykatave përkatëse , pas administrimit të provave , krijimit të kushteve për mbrojtje efektive të të akuzuarve , mund të vendosë për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve. Kështu ndodh në vendet demokratike nga vijnë prokurorët dhe gjykatësit e EULEX – it dhe atje mbrohet dinjiteti i të arrestuarve por edhe i të dënuarve kurse fushata linçuese përmes medieve do të llogaritej si e papranueshme. Në Kosovë ndërkombëtarët e testojnë opinionin duke i furnizuar disa medie me informata sensacionale sikur rasti i prokurorit Vrejsvik që deklaronte se Limaj i ka shpërdorur 80 milionë euro. Apo akuzat për rastin ‘Kleçka’ . Apo rasti i ish guvernatorit Rexhepi , drejtorit të Bankës Milazim Abazi e shumë raste të tjera që përfunduan në pafajësinë e plotë të të akuzuarve pasi që iu shkaktuan vuajtje të mëdha shpirtërore dhe fizikie , atyre dhe familjeve të tyre dhe pasi ua rrënuar krejtësisht karrierat duke i dëmtuar profesionalisht dhe moralisht”, thuhet në reagim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.