DYLON

KMDLNJ reagon ndaj intervenimit policor në protestë paqësore të Vetëvendosjes

Avatar photo Redaksia

Reagimi i KMDLNj–së:

Më 7 shtator 2015 , aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! e zhvilluan një aktivitet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke vendosur në veturat zyrtare një “udhëzim administrativ”që në fakt ishte një improvizim dhe karikim i një udhëzimi administrativ të qeverisë. Sipas vëzhguesve të KMDLNj –së, aktiviteti i Lëvizjes Vetëvendosje ! ishte krejtësisht paqësorë , pa provokime dhe pa bërë asnjë përpjekje për dëmtim të pronës shoqërore.

EkoHigjiena

Për fat të keq pjesëtarët e Policisë së Kosovës reaguan në përpjekje për ta penguar këtë aktivitet duke arrestuar disa aktivistë, duke përdorur sprej dhe kontribuuan në eskalimin e situatës, pa pasur asnjë arsye të veçantë për këtë. KMDLNj përkujton se e drejta për protestë është e drejtë e njeriut deri në çastin kur ajo protestë të bëhet e dhunshme e që në rastin konkret nuk ishte e tillë.

Për KMDLNj – në është e palogjikshme që Policia e Kosovës intervenon në një protestë paqësore ndërsa nuk intervenon kur forcërisht u hoqën rrethojat e përforcuara para objektit të qeverisë së Kosovës. Është e drejtë e Policisë së Kosovës të veprojë sipas planeve operative në përputhje me ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë mirëpo nuk është e drejtë kur policia identifikohet si shkelëse e të drejtave të njeriut duke intervenuar me forcë në një protestë paqësore.

KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës të veprojë në përputhje me standardet e pranuara e që janë të rregulluara me ligjet në fuqi sidomos në fushën e të drejatev të njeriut duke respektuar të drejtën për protestë paqësore e që ishte e tillë protesta e djeshme. Sa për ilustrim , në protestën e që dje u organizua në kryeqytetin e Evropës në Bruksel , në përleshjet skajshmërisht të përshkallëzuara midis prodhuesve të qumështit dhe policisë belge, nuk u arrestua asnjë protestues.

KMDLNj e përkrah çdo protestë deri sa ajo është e padhunshme sikur që do ta gjykojë çdo veprim të dhunshëm , pavarësisht kush është ushtrues i dhunës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.