Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNj), përmes një komunikate e ka vlerësuar si të rregull dhe sipas standardeve ndërkombëtare procesin zgjedhor të 19 nëntorit.
Me këtë rast, ky këshill ka uruar të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, votuesit, subjektet politike, komisionerët, vëzhguesit partiakë e sidomos rrjetin e monitoruesve të DnV-së.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar profesionalizëm dhe efikasitet gjatë trajtimit të procesit zgjedhor si dhe me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve. Pavarësisht rezultateve preliminare e që sipas KMDLNj-së nuk do të ndryshojnë, subjektet garuese duhet t’i pranojnë ato duke uruar konkurrentët për fitore sikur se duhet të ofrojnë bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të komunave, pavarësisht kush ka fituar aq më parë që kryetarët e zgjedhur duhet dhe i përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të komunave”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.