• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. KMDLNj kërkon të hapen rrugët e bllokuara në veri të Kosovës
Nacionale

KMDLNj kërkon të hapen rrugët e bllokuara në veri të Kosovës

by Redaksia 2LONLINE 25 Shtator, 2021 4 min read
 KMDLNj kërkon të hapen rrugët e bllokuara në veri të Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka kërkuar që të lirohen rrugët e bllokuara në veri në mënyrë që të realizohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, liria e lëvizjes për të gjithë.

“Dislokimi i ushtrisë të Serbisë afër kufirit të Kosovës si dhe xhandarmërisë serbe është sinjal i qartë i synimit të Serbisë për destabilizim të situatës… KMDLNj fton të gjitha partitë opozitare të reagojnë dhe veprojnë në përputhje me situatën duke lënë anash dallimet politike dhe partiake. Eskalimi i papenguar i situatës dhe qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare bartë rrezik që Kosovës t’i imponohet një zgjidhje e dëmshme. Reciprociteti i vendosur për targa duhet të respektohet deri sa të arrihet një zgjidhje e pranuar për të gjithë”, thuhet në këtë komunikatë.

Komunikata e plotë e KMDLNJ-së

Ekstremistë nacionalistë serbë, të përkrahur nga kryetari i Serbisë, ndryshe kriminel lufte, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, luftënxitësi Vulin, përveç se bllokuan rrugët drejt pikëkalimit kufitar në Bërrnjak dhe Jarinje, sipas ministrit për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeqla, sot sulmuan me mjete plasëse qendrat për regjustrim të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan duke i shkatërruar ato.

 Ministri Sfeqla i cilësoi si vepra terroriste. KMDLNj gjykon ashpër këtë shfrenim të dhunës dhe urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj pa dallime etnike, politike, racore etj., dhe kërkon ndërmarrje të menjëhershme të masave për lirimin e rrugëve të bllokuara në mënyrë që të realizohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, liria e lëvizjes për të gjithë.

Dislokimi i ushtrisë të Serbisë afër kufirit të Kosovës si dhe xhandarmërisë serbe është sinjal i qartë i synimit të Serbisë për destabilizim të situatës. Qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare që barazon një të drejtë dhe detyrim kushtetues për mbrojtje të integritetit territorial dhe shtrirje të sovranitetit brenda territorit me ndërhyrje kriminale të Serbisë në punë të brendshme përmes instrumentalizimit të qytetarëve serbë të Kosovês dhe bandave kriminale, jo që nuk kontribuon në qetësimin e situatës por inkurajon elementët radikalë dhe kriminalë që të eskalojnë situatë pa u rrezikuar se do të përgjigjen për aktet kriminale.

KMDLNj fton të gjitha partitë opozitare të reagojnë dhe veprojnë në përputhje me situatën duke lënë anash dallimet politike dhe partiake. Eskalimi i papenguar i situatës dhe qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare bartë rrezik që Kosovës t’i imponohet një zgjidhje e dëmshme. Reciprociteti i vendosur për targa duhet të respektohet deri sa të arrihet një zgjidhje e pranuar për të gjithë.

Tags: aktuale Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut KMDLNJ Kosova nacionale reagon rruget Serbia veri
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Avokati i Popullit diskutoi për të drejtat e njeriut në Gjilan

23 Maj, 2022
Nacionale

Ministri Mehaj mori pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes në kuadër

23 Maj, 2022
Gjilan

LDK e Gjilanit: Të mirat e qeverisjes së Lutfi Hazirit po i

23 Maj, 2022
N'rrjet

Komuna e Gjilanit përfitoi grant në vlerë prej 864,306.35€

23 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Komuna e Gjilanit përfitoi grant në vlerë prej 864,306.35€

23 Maj, 2022

Komuna e Vitisë vazhdon me punimet e sinjalistikës rrugore

23 Maj, 2022

Komuna e Vitisë përfituese e projektit të USAID-it: “Integriteti i Komunave të Kosovës”

23 Maj, 2022

Kamenica me marrëveshje bashkëpunimi me MASHTI, për rritjen e punësimit për të rinj

23 Maj, 2022

Avokati i Popullit publikoi opinionin lidhur me strukturën e re tarifore të energjisë

23 Maj, 2022

Parashikimi i motit (23 – 27 maj)

23 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com