DYLON

KMDLNj kërkon që të ndëshkohen deputetët që nuk respektojnë mandatin e tyre

Avatar photo Redaksia

KMDLNj konsideron se të zgjedhurit e popullit e kanë shndërruar në një arenë gladiatorësh , penguesish të punës dhe përfituesish material që , përveç se nuk e kryejnë detyrën e tyre , në mënyrë të papërgjegjshme shpërdorojnë taksat e votuesve të tyre duke mos i arsyetuar mëditjet por edhe pagën e deputetit me asgjë të dobishme.

“Jemi dëshmitarë që shumë seanca ndërpriten para përfundimit të tyre ose nuk fillojnë fare pikërisht shkaku i mungesës së deputetëve apo shkaku i mashtrimit të tyre jonormal , nënshkruhen në fillim sa për të hyrë në listën e përfituesve të mëditjeve e pastaj shkojnë në vendin e rregullt të tyre të punës , kafiteritë dhe restorantet e qytetit”, thuhet në një komunikatë të KMDLNJ.

EkoHigjiena

Sipas KMDLNj është koha e fundit që kryetari i Kuvendit me Kryesinë të shohin mundësinë që përmes ndryshimit të Rregullores së Punës të ve ndoset një rregull dhe të vendoset një disiplinë e punës me ç’rast deputetët që i bojkotojnë seancat e Kuvendit , ata që kanë sjellje në shpërputhje me mandatin e deputetit të sanksionohen duke ua pamundësuar marrjen e mëditjeve por edhe pagën e deputetëve nëse këto nuk i arsyetojnë me praninë e tyre në seancë dhe angazhim konkret për çka edhe kanë marrë votën.

“Lista e të nënshkruarve duhet të kontrollohet dhe në rast të nënshkrimit vetëm sa për mëditje dhe largim nga salla e Kuvendit pa e arsyetuar largimin , nënshkrimet duhet të konsiderohen si të pavlefshme dhe ata deputetë duhet të sanksionohen duke ua hequr mëditjet dhe privilegjet e tjera”.

KMDLNj po ashtu mendon se këtyre deputetëve nuk duhet t’u ipet mundësia të realizojnë vizitë jashtë vendit , në emër të angazhimeve kuvendore sikur as përdorimi i veturave zyrtare për nevoja private , familjare dhe turistike , pavarësisht vendit që e kanë në hierarki.

KMDLNj konstaton që puna e Kuvendit të Kosovës nuk i arsyeton mjetet që shpenzohen dhe se Kuvendi nuk mund të shërbejë vetëm për përmbushjen e agjendave ndërkombëtare , pranimit të personaliteteve ndërkombëtare por detyrimi parësorë është miratimi i ligjeve dhe zgjedhja e bartësve të posteve e që janë në kompetencë të Kuvendit të Kosovës që nënkupton se përfaqësimi dhe mbrojtja e interesit të qytetarit duhet të jetë përcaktimi dhe përkushtimi kryesor i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

KMDLNj mendon se prania e opozitës në Kuvend është e domosdoshme për funksionimin e demokracisë dhe mbarëvajtjen e punës në Kuvend dhe nëse edhe më tutje kemi situata kur mungon kuorumi atëherë vihet në pikëpyetje puna e Kuvendit dhe ai duhet të shpërbëhet.

Pse opozita nuk merr pjesë në punët e Kuvendit të Kosovës për KMDLNj – në është e ditur sepse ata vet janë deklaruar por pse deputetët e po zitës nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe nuk mund të sigurohet kuorumi , për KMDLNj – në është e pakuptueshme sikur që është edhe më e pakuptueshme pse deputetët e opozitës dhe pozitës marrin paga dhe mëditje për punën që nuk e bëjnë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.