Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkon të sqarohen rrethanat se si është arrestuar Albin Kurti dhe pse nuk i është treguar fletarresti me shkrim ndërkaq që fletarrestimi verbal më shumë ka shkaktuar konfuzion dhe ka kontribuar në tensionimin se që ka kontribuar në qetësimin e situatës.
KMDLNj kërkon përgjegjësi për të gjithë ata që kanë kontribuar në përshkallëzimin e situatës qoftë duke tejkaluar autorizimet zyrtare (gjatë arrestimit), qoftë atyre protestuesve që kanë gjuajtur gurë dhe gjësende të forta në drejtim të policisë duke iu shkaktuar lëndime të rënda apo të lehta apo atyre që e kanë d ëmtuar pronën publike dhe private. Hetimet duhet të jenë të pavarura dhe të pandikuara politikisht.
Ja reagimi i plotë i KMDLNj-s:
Më 12 tetor 2015, pas arrestimit të Albin Kurtit, deputet i Kuvendit të Kosovës, filluan përleshjet midis protestuesve dhe policisë që për rezultat kishte lëndimin e dhjetëra policëve dhe protestuesve, dëmtim të pronës publike dhe private si dhe rrezikim të përgjithshëm të situatës së sigurisë.
Opozita që i kishte organizuar protestat si dhe vet protestuesit për pretekst të protestës që përfundoi si e dhunshme e kishte faktin se Albin Kurti ishte arrestuar pa i treguar një mandat fletarresti prandaj këtë arrestim e quajtën si rrëmbim të liderit të tyre. Sipas ligjeve në fuqi e që janë të zbatueshme në Kosovë, askush nuk mund të ndalohet, arrestohet apo merret në pyetje pa i treguar vendimin me të cilin arsyetohet (mbështetet) ndalimi apo arrestimi i tij. Edhe dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke filluar nga Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut si dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut shprehimisht e kundërshtojnë ndalimin dhe arrestimin pa një fletarrest dhe nëse ndodhë e kundërta e cilësojnë si ndalim apo arrestim arbitrar dhe që gjithashtu e cilësojnë si shkelje të rëndë të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.
KMDLNj e ka siguruar informatën se në momentin e arrestimit të Albin Kurtit nuk ka pasur fletarrest të shkruar por vetëm fletarrest verbal. Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, autoritetet hetuese dhe gjyqësore është dashur të jenë shumë më të kujdesshme në veprimet e tyre e sidomos duhet të jenë të kujdesshëm politikanët që paraprakisht pa përfundua r hetimet paralajmërojnë arrestimin e personave të caktuar e në rastin konkret të Albin Kurtit që paraqet ndërhyrje në drejtësi. Fillimisht protesta ka qenë e qetë dhe në numër më të vogël të protestuesve, kurse më vonë është shtuar numri i protestuesve dhe ka filluar të bëhet e dhunshme.
Pasojat e protestës së dhunshme janë 15 policë të lënduar, 3 prej tyre më rëndë, 1 protestuese që ka kërkuar ndihmën mjekësore, dy vetura të djegura të prokurorisë, fasada e dëmtuar dhe xhama të thyer në katin e parë të stacionit policorë dhe kontejnerë të dëmtuar. Vlerësimi i dëmeve të pronës private nuk ka përfunduar ende ndërsa 9 protestues janë në ndalim policorë prej 48 orësh. Policia vlerëson se nuk ka pasur më shumë se 150 protestues dhe fillimisht protestuesit kanë qenë të qetë prandaj për sigurimin e rendit janë kujdesur policët e rendit, kurse pasi protestuesit kanë filluar të hedhin gjësende të forta në d rejtim të policëve dhe stacionit policorë, me ç’ rast janë lënduar 3 policë atëherë kanë ardhur njësia për intervenim të shpejtë që ka përdorur sprej dhe gaz lotësjellës për shpërndarjen e protestuesve. Policia ka deklaruar se kanë qenë 4 ftesa drejtuar Albin Kurtit mirëpo ai nuk është përgjigjur dhe nuk ka ardhur për intervistim.
KMDLNj kërkon të sqarohen rrethanat se si është arrestuar Albin Kurti dhe pse nuk i është treguar fletarresti me shkrim ndërkaq që fletarrestimi verbal më shumë ka shkaktuar konfuzion dhe ka kontribuar në tensionimin se që ka kontribuar në qetësimin e situatës.
KMDLNj kërkon përgjegjësi për të gjithë ata që kanë kontribuar në përshkallëzimin e situatës qoftë duke tejkaluar autorizimet zyrtare (gjatë arrestimit), qoftë atyre protestuesve që kanë gjuajtur gurë dhe gjësende të forta në drejtim të policisë duke iu shkaktuar lëndime të rënda apo të lehta apo atyre që e kanë d ëmtuar pronën publike dhe private. Hetimet duhet të jenë të pavarura dhe të pandikuara politikisht.
KMDLNj kërkon nga udhëheqësit e pozitës dhe opozitës të kontribuojnë në qetësimin e situatës përmes një dialogu politik sepse problemi i natyrës politike nuk mund të zgjidhet me mjete të dhunshme.
Është koha e duhur dhe e domosdoshme që presidentja e Kosovës të thërras liderët e pozitës dhe opozitës në bazë të mandatit kushtetues që e ka që të ndalet degradimi i mëtutjeshëm i funksionimit të institucioneve të Kosovës.
Para ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë , të mos pranohet shantazhi si mjet komunkimi dhe duhet të ndërprehet praktika që edhe arrestimet të bëhen nën ndikimin e politikës sikur që edhe lirimi të bëhet i ndikuar nga politika. Qytetarët e Kosovës nuk duhet dhe nuk do ta pranojnë dhunën që përdoret si mjet për të qëndruar në pushtet apo për të ardhur në pushtet! Dhuna duhet t ë sanksionohet nëse përdoret edhe si mjet komunikimi e lëre më të keqpërdoret si mjet veprimi !