DYLON

KMDLNJ: Fyerja për ish të dënuarit politikë e dënueshme

Avatar photo Redaksia

Kohë më parë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri ka fyer rëndë të gjithë ish të burgosurit politikë të cilët i ka cilësuar si njerëz jonormalë.

“Pohimet e saj i ka mbështetur gjoja në të gjeturat shkencore mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk e arsyeton deputeten Gaxherri për këtë fyerje të rëndë që ia drejton atyre që u sakrifikuan shumë duke kaluar nëpër tortura çnjerëzore që ndaj tyre e bënte policia serbe me bashkëpunëtorët shqiptarë dhe duke kaluar dekada e dekada burgje në llogoret e ish Jugosllavisë.

EkoHigjiena

Kjo fyerje , përveç se përbënë gjuhë të urrejtjes e cila sanksionohet me ligjet në fuqi është edhe një racizëm verbal i deputetes në fjalë. Për KMDLNj-në është e çuditshme heshtja dhe mos reagimi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë ndaj fyerjeve që u bëhet të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate që përfaqëson dhe mbron interesat e kësaj kategorie shumë sakrifikuese.

Deputetja Gaxherri i detyrohet një kërkim falje publike ish të burgosurve politikë për fyerjet dhe nënçmimet që ua ka bërë në një përballje publike në të kundërtën SHBP do të duhej ta bëjë një kallëzim penal pranë prokurorisë përkatëse në mbrojte të anëtarësisë së gjerë.

Llogaritet se janë dhjetëra mijëra shqiptarë që kanë kaluar nëpër duart e sigurimit jugosllav ndërsa një numër i madh i tyre është mbajtur në izolim, është dënuar për kundërvajtje, me burgim afatgjatë, janë mbytur në torturë apo kanë mbetur me pasoja të përjetshme për shkak të aktiviteteve politike.

Kuvendi i Kosovës , por edhe subjekti politik anëtare e së cilës është deputetja Gaxherri duhet të distancohen nga kjo deklaratë fyese, nënçmuese, mohuese dhe raciste e deputetes në fjalë”, thekson KMDLNJ.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=45189