DYLON

“KMDLNJ është ndër organizatat e para në Kosovë që ka mbrojtur të drejtat e njeriut”

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, të cilin e përgëzoi për punën dhe të arriturat e KMDLNJ-s. “Është ndër organizatat e para në Kosovë që ka mbrojtur të drejtat e njeriut”, u shpreh presidenti Thaçi, duke lavdëruar punën e saj para lufte, në raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Puna e juaj është e rëndësishme për të kaluarën, por edhe më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

“Keni rol në identifikimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, shtoi ai.

Kurse, drejtori Shala tha se Kosova, kur është fjala për të drejtat e njeriut, në shumë aspekte është më mirë se rajoni, ndonëse kjo duhet vlerësuar në kontekst të kapaciteteve të kufizuara të Kosovës për shkak të nivelit të përgjithshëm të zhvillimit të vendit.

Roli i KMDLNJ-s në forcimin e demokracisë, duke bërë monitorim të zgjedhjeve dhe duke qenë pjesë e reformës elektorale, monitorimi i proceseve gjyqësore dhe gjendjes në burgjet e Kosovës ishin tema tjera që u diskutuan në këtë takim.

“KMDLNJ duhet të forcojë edhe më shumë rolin e saj”, përfundoi presidenti Thaçi, duke rikonfirmuar përkrahjen e tij si President i Kosovës për këtë institucion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.