DYLON

KMDLNJ: Dënimi i Zoran Vukotiqit, shpresë për viktimat e dhunës seksuale

KMDLNJ: Dënimi i Zoran Vukotiqit, shpresë për viktimat e dhunës seksuale
Avatar photo Redaksia

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut {KMDLNJ} ka reaguar pas dënimit të Zoran Vukotiqit me 10 vite burgim.

Nga KMDLNJ e kanë konsideruar këtë si hap drejt realizimit të së drejtës për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

EkoHigjiena

“Për KMDLNj-në, ky dënim ngjallë shpresat se krimet e tilla nuk do të mbesin të pandëshkuara pavarësisht se deri më tani numri i të dënuarve është më se simbolik. KMDLNj-ja konsideron se me këtë rast është vlerësuar puna e kësaj organizate për të drejtat e njeriut për faktin se ka ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti e që ka rezultuar me shqiptimin e dënimit”,

Reagimi i KMDLNJ’së:

KMDLNj-ë në Prishtinë, dënimin e Vukotiqit e konsideron një hap drejt realizimit të drejtës për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si e drejtë e njeriut dhe shpagim moral për dëmet e pakompensueshme që i janë bërë këtyre viktimave.

 Dhunimi seksual përveç si krim lufte në Kosovë ka patur edhe karakter etnik.

Për KMDLNj-ë, ky dënim ngjallë shpresat se krimet e tilla nuk do të mbesin të pandëshkuara pavarësisht se deri më tani numri i të dënuarve është më se simbolik.

KMDLNj-ë konsideron se me këtë rast është vlerësuar puna e kësaj organizate për të drejtat e njeriut për faktin se ka ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti e që ka rezultuar me shqiptimin e dënimit.

KMDLNj-ë shpreson dhe beson se ky dënim nuk do të mbetet rast i izoluar por se do të dënohen edhe dhunuesit tjerë aq më parë që krimet e luftës nuk vjetërohen asnjëherë kurse dhunimi seksual që përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve politike dhe ushtarake është kualifikuar si krim lufte. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.