DYLON

Klubit Letrar “Nositi”, shënon 30-vjetorin e veprimtarisë kulturore-letrare të tij

Klubit Letrar “Nositi”, shënon 30-vjetorin e veprimtarisë kulturore-letrare të tij
Redaksia

Nga: Nexhat Rexha

Festat e Nëntorit në Dardanë me shumë aktivitete

EkoHigjiena

Këtë të premte, më 20 nëntor 2026, në ora 13 në Shtëpinë e Kulturës” Isa Kastrati”

Klubit Letrar “Nositi”, shënon 30 Vjetorin, e veprimtarisë kulturore-letrare

Në këtë jubile të fjalës së bukur artistike, do të përurohen edhe tre numrat e revistës letrare me të njëjtin emër. Të cilat u botuan brenda këtij viti ꓽ nr,27,28 dhe 29 të revistës, në shenjë të këtij jubileu.

Udhëtuesit e fjalës së shkruar artistike, janë farkuesit e këtij jubileu. Në këtë ngjarje ,me kumtesat e tyre do të paraqiten disa nga themeluesit e këtij asociacioni kulturor, të cilët me përkushtim kanë sjellë kujtimet e shkruara që nga themelimi e gjerë në ditët e sotme.

Numri 29 i revistës “Nositi”, doli sot nga shtypi dhe ka veçantinë brenda vetes, sepse dallon nga numrat tjerë, njëkohësisht ky numër është botim Bibliografik, që përmban të gjitha përmbajtjet e revistës nga nr.1 -28. Të theksojmë se këtë numër e përgatiti anëtari i redaksisë. z. Musa I. Ahmetaj..

Jeta kulturore në qytetin e Dardanës po ecën bashkë me festat e këtij nëntori, për të dëshiruar në suksese edhe në nëntorët tjerë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.