DYLON

Klubi Shenjëtarisë pritet të rifilloj garat

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Për shkak të kushteve të vështira dhe pamundësisë për të paguar kuotimin për gara, Klubi i Shenjëtarisë “Jeton Rama” nga Vitia ka ndërprerë garat. Për gjetjen e mundësive që të rinisin aktivitetin dhe zhvillimin e garave, një delegacion I këtij klubi në përbërje Selami Bejta kryetar dhe anëtarët e këtij Klubi Urata Rama, Drilon Ibrahimi e Labinota Rama kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës Sokol Halitin.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka njoftuar ata për përkushtimin që ka në zhvillimin e sportit në komunën e Vitisë dhe mbështetjen që do ti jap atyre.

EkoHigjiena

“Klubi duhet të filloj sa më parë të zhvilloj garat dhe të rinis me ushtrimet. Nuk do të lejojmë që të ndërpriten aktivitetet për shkak të mungesës së mjeteve siç ka ndodhur. Që nesër duhet filluar me procedurat që të bëhen pagesat për gara si për licencimin ashtu edhe kuotimin”, tha kryetari Haliti.

Ai ka premtuar mbështetje të vazhdueshme klubit të shenjëtarisë duke kërkuar nga ata që të vazhdojnë me punë dhe angazhim që rezultatet të mos mungojnë, kurse ana tjetër e përkrahjes I takon institucioneve. Ndërsa kryetari i këtij klubi Selami Bejta e njoftoj kryetarin Haliti me kushtet e vështira me të cilat është përballur ky klub, ndërsa falënderoi  institucionet komunale të Vitisë për zotimet që  ti  dalin në ndihmë këtij klubi./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.