DYLON

Klubi Letrar “Nositi”: Manifestimi letrar kushtuar 28 Nëntorit

Klubi Letrar “Nositi”: Manifestimi letrar kushtuar 28 Nëntorit
Avatar photo Redaksia

Me Orën letrare kushtuar 28 nëntorit, Klubi letrar “Nositit”. mbylli aktivitetin kulturor për vitin 2025.

Sot, më 30 nëntor 2025, në Shtëpinë e Kulturës ”Isa Kastrati” në Kamenicë, “Nositi” u mbajt Ora Letrare kushtuar Festës së Flamurit Kombëtar.

EkoHigjiena

Në konkursin anonim, juria profesionale i veçoi 21 poezi, autorët e tyre u ftuan të lexojnë poezitë konkurruese.

Nexhat Rexha në emër të organizatorit, ka bërë me dije se autorët e pranishëm i lexuan poezitë e tyre, ndërsa, katër autorët konkurrues që munguan, sipas kritereve që ishin paraparë nga organizatori eliminohen nga garimi për çmim,  ndërkohë që nëse janë vlerësuar nga juria, atëherë ato mund të botohen në revistën letrare “Nositi”, por jo pra për të qenë pjesë e garimit për çmim.

Sidoqoftë, Rexha vlerësoi se ora letrare kushtuar -28 Nëntorit, ishte e pasur me vlera të pranuara artistike.

Autorët e pranishëm lexuan pozitë, duke respektuar kriteret e konkursit letrar. Juria profesionale në përbërje të: Sabit Rrustemit, Sinan Sadikut dhe Sherafedin Kadriut, paraprakisht, i kishte lexuar dhe kishte dhënë verdiktin vlerësues për krijimet e dalluara artistike.

Dhe, pas leximit të poezive nga autorët e pranishëm, u shpallën rezultatet e konkursit të këtij manifestimi letrar.

Në emër të jurisë, Sabit Rrustemi, para të pranishmëve, publikoi vlerësimin e jurisë. Ai theksoi se juria me konsensus unanim u pajtuar për ndarjen e këtyre çmimeve:

Çmimi i parë iu nda poezisë: Mall Prishtine – Shifra: ”Mjegulla”, autore Blinera Hajdari.

Çmimi i dytë iu nda poezisë: Melankolia e një nate- Shifra: ”Hejza”, autore Kaltrina Berisha.

Çmimi i tretë iu nda poezisë: Thembra e Akilit – Shifra: ”Pritje e vonuar”, autor Arsim Halili

Ndërsa, poezitë e vlerësuara nga juria do të botohen në numrin e ardhshëm të revistës ‘Nositi”.

“Të theksojmë se ky manifestim letrar-kulturor dhe të tjerë po sponsorizohen nga Ndërmarrja “Vëllezërit Borovci”, me pronarë Kamer e Mustafë Borovci nga Komuna e Dardanës. Klubi letrar “Nositi” , është mirënjohës për kontributin e dhënë”, ka thënë Nexhat rexha, drejtues i Klubit Letrar ”Nositi.  /2LONLINE/