DYLON

Klubi letrar “Nositi” – Konkurs letrar për nder të Festës së Flamurit

Klubi letrar “Nositi”  – Konkurs letrar për nder të Festës së Flamurit
Redaksia

Klubi letrar “NOSITI” nga Dardana për t`i begatuar festat e nëntorit, me qëllim të mbështetjes së krijuesve letrarë organizon:

KONKURS LETRAR  – Për nder të Festës së Flamurit

EkoHigjiena

Tema e konkursit është e lirë. Poezitë konkurruese duhet të mos jenë të botuara (në libra dhe portale)

Afati i konkurrimit është prej datës 1 nëntor 2026 deri më 20 nëntor 2026.

Poezitë duhet të përcillen në email adresën: [email protected]

Me që konkursi është anonim nuk duhet të shënohet emri i autorit, po shifra.

Mund të konkurrojnë të gjithë krijuesit nga hapësira shqiptare

Poezia të mos i ketë mbi 30 vargje

Poezitë pranohen deri më datën, 20 nëntor 2026

Të përzgjedhurit nga juria do të marrin njoftimin zyrtarisht për lexim në orën letrare.

Nëse poezia është klasifikuar fituese nga juria, por poeti/ja nuk është pjesëmarrës në edicion në datën 27 nëntor ora 13, fitues/e, shpallet poezia e renditur pas saj

Tri poezitë më të mira do të shpërblehen:

• Vendi i parë me 200€

• Vendi i dytë me 150 € dhe

• Vendi i tretë me 100 €

Punimet e konkursit do t`i vlerësojë juria profesionale.

Rezultatet shpallen në orën letrare, data e mbajtjes së orës letrare është,

më 27 nëntor 2026, me filliim në ora 13 ,e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Dardanë.

Autorët, konkurruesit duhet të marrin pjesë në orën letrare. Në rast se autori-autorja nuk merr pjesë në orën letrare, poezia mënjanohet për çmim. Juria profesionale i publikon rezultatet, pas leximit të poezive nga autorët e pranishëm. Në numrin e ardhshëm të revistës letrare-kulturore “Nositi”, përveç poezive të shpërblyera botohen edhe poezi të tjera të paraqitura në konkurs, varësisht nga niveli i tyre artistik.

Këtë manifestim letrar e sponsorizon ndërmarrja “Vëllezërit Borovci” SH.P.K. me seli në Kamenicë.

Klubi Letrar “Nositi”
Dardanë, më 1 nëntor 2026

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.