DYLON

Klubi i Xhudos “Gjilani” pjesëmarrës në “Struga Open 2025”

Klubi i Xhudos “Gjilani” pjesëmarrës në “Struga Open 2025”
Avatar photo Redaksia

Klubi i Xhudos “Gjilani” pjesëmarrës në “Struga Open 2025”

Sot është dita e garës – Struga Open 2025!

EkoHigjiena

“Xhudistët tanë janë të gatshëm të dalin në tatami në një nga turnetë më të fortë ndërkombëtarë të vitit, me mbi 20 shtete pjesëmarrëse – përfshirë Anglinë, Italinë, Sllovakinë, Shqipërinë, Kosovën, Greqinë, Turqinë dhe shumë të tjera”, thuhet në njoftimin e këtij klubi.

“Një sfidë e vërtetë që kërkon forcë, përkushtim dhe zemër – dhe ne jemi krenarë që përfaqësojmë klubin dhe vendin tonë në një skenë kaq të madhe”, thuhet tutje në njoftim, transmeton 2LONLINE.com.

Përndryshe, ditë më parë, kryetari i këtij klubi, Esat Selimi dhe trajnerët, Ibraim Hasani dhe Drin Rexhepi, bashkë edhe me xhudistët e këtij klubi, u pritën nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili u dëshirojë suksese të mëtutjeshme duke përfshirë edhe suksese në këtë garë që mbahet në Strugë.

Kujtojmë se xhudistët e këtij klubi një  javë më parë arritën sukses të madh në Turneun Ndërkombëtar në Mal të Zi – Bijelo Polje 2025, nga ku u kthyen me medalje  të arta, argjendta dhe bronzta.

Pritet që edhe nga  kjo garë ndërkombëtare “Struga Open 2025”, të kthehen me medalje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.