DYLON

Klubi i Xhudos “Gjilani”: Morën pjesë me 13 garues, fituan 7 medalje

Klubi i Xhudos “Gjilani”: Morën pjesë me 13 garues, fituan 7 medalje
Avatar photo Redaksia

Klubi i Xhudos “Gjilani”, ka marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos “Rozaje Open”, në Rozhajë të Malit të Zi, ku u përfaqësua me 13 xhudistë të vegjël, të cilët treguan shpirt luftarak dhe 7 prej tyre edhe u stolisën me medalje.

Drejtuesit e klubit dhe trajnerët si, Esat Selimi dhe Ibraim Hasani, u shprehën të lumtur për ktë rezultat por thanë se nuk është vetëm numri i medaljeve që i bënë të lumtur, por mënyra se, secili prej tyre luftoi me zemër dhe tregoi karakter në tapet.

EkoHigjiena

?️Medalistët:

?U8 – ?Elsa Osmani, Arton Sulejmani

?U12 – ?Rilind Sylejmani, Belkize Rexha

?U12 – ?Isra Halimi, Ylljeta Sulejmani, Lanika Bajrami

Përndryshe, drejtuesit e klubit i shprehën mirënjohës për punën e xhudistëve, për përkushtimin e prindërve që i mbështesin dhe për çdo sakrificë të bërë gjatë rrugës.

“Këta fëmijë më japin energji çdo ditë dhe më kujtojnë pse e dua këtë profesion kaq shumë.  Urime të gjithëve – ky është vetëm fillimi i rrugës sonë”, thuhet në njofitmi ne Klubit të Xhudos “Gjilani”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.