Klubi i Xhudos Gjilani me pesë medalje në Turneu Ndërkombëtar “Akademik Open 2026”
Klubi i Xhudos Gjilani po kthehet nga Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Akademik Open 2026”, me një sukse të arritur duke siguruar gjithsej pesë medalje: një të artë dhe katër të argjendta!
“Sportistët tanë treguan përgatitje të lartë, karakter fitues dhe disiplinë të hekurt në tatami, duke e lartësuar denjësisht emrin e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Rezultatet e sportistëve tanë:
Elisa Osmani – Medalje e Artë
Agnesa Berisha – Medalje e Argjendtë
Belkiza Rexha – Medalje e Argjendtë
Rilind Sylejmani– Medalje e Argjendtë
Luan Berisha – Medalje e Argjendtë
Përgëzime të përzemërta për xhudistët dhe trajnerët për punën e palodhshme dhe këtë përfaqësim dinjitoz! /2LONLINE/
