Klubi i shahut “Vitia” mposhtë Shtërpcën
(2LOINLINE) – Në kuadër të garave në konkurrencën e ekipeve në shah që është mbajtur të shtunën në Prishtinë për trofeun “Kupa e Kosovës” Klubi i shahut “Vitia “ ka mposhtur klubin e shahut nga Shtërpca. Me këtë ky klub është më afër fitores së trofeut në shah.
Klubi i shahut të Vitisë ka marrë pjesë në konkurrencën e ekipeve në shah për Kupën e Kosovës e cila është mbajtur në Prishtinë. Klubi nga Vitia në përbërje prej Jakup Haxhiu, Ismet Alidema, Selman Januzi, Qamil Rexhepi, Faruk Kurteshi si dhe Muhedin Berisha ka mposhtur ekipin e Shtërpcës dhe atë me rezultat 4,5 me 1,5.
Me këtë fitore Klubi i shahut “Vitia” është tani në garë të ngushtë për fitoren e këtij trofeu. Sipas Jakup Haxhiut një përkrahje të madhe vjen nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili sipas tij është zotuar që do ta mbështesë materialisht klubin e shahut “Vitia” /2lonline/
