DYLON

Klubi i Psikologjisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” – Një vit i ri, ide të reja dhe energji e freskët!

Klubi i Psikologjisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” – Një vit i ri, ide të reja dhe energji e freskët!
Avatar photo Redaksia

“Viti i ri shkollor nisi me entuziazëm të veçantë për Klubin e Psikologjisë, ku patëm kënaqësinë të mirëpresim shumë anëtarë të rinj, veçanërisht nxënës nga klasat e dhjeta, të cilët iu bashkuan klubit me dëshirë për të mësuar, bashkëpunuar dhe kontribuar”, thuhet në një postim të faqes zyrtare të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Më tej, bëhet e ditur se në takim, së bashku me psikologen e shkollës, Kaltrina Jetishi, ishte i pranishëm edhe prof. Enver Sadiku, këshilltar për karrierë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, me të cilin u diskutua për rëndësinë e orientimit në karrierë dhe mundësitë e zhvillimit të nxënësve në këto aktivitete.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u prezantua plani i aktiviteteve të Klubit përgjatë vitit shkollor, duke përfshirë tema si Java e Psikologjisë, ndikimi i rrjeteve sociale, orientimi në karrierë, menaxhimi i stresit, vetëbesimi, empatia dhe ndikimi i krahasimit me të tjerët.

Po ashtu, u diskutuan iniciativa kreative si krijimi i podcastit të Psikologjisë, vizita edukative në institucione të ndryshme dhe projekte të tjera që synojnë të nxisin bashkëpunimin, kreativitetin dhe një mjedis shkollor më gjithëpërfshirës.

Klubi i Psikologjisë është një hapësirë ku idetë dëgjohen, mendimet respektohen dhe secili ka mundësinë të kontribuojë në krijimin e ndryshimeve pozitive.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.