Gjilan – (2LONLINE) – Në Prishtinë në Pallatin e Rinisë u mbajt Kampionati Individual i Kosovës në Karate. Ky kampionat ishte i organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës edhe atë në kata dhe kumite për garues nga mosha 7 vjeçare, pionier, kadetë të rinj dhe për kadetë.
Në këtë kampionat pjesëmarrës ishin 211 garues nga 29 klube nga mbarë Kosova. Klubi i karatesë Drita morri pjesë me gjithsej 14 garues ku arriti që ti fitoj 10 medalje ku prej tyre ishin 4 të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Blerim Hajdari, kryetrajner i klubit të karatesë “Drita” për 2LONLINE ka thënë se edhe në këtë kampionat vazhduan sukseset e karateistëve të mi të cilët arritën një rezultat të mirë.
Të artë ishin: Erit Bajrami, nxënës i ri, kumite 2006 ( 7 vjeçar ) Vlerë Qerimi, nxënëse, kumite 2003/2002 ( 10/11 vjeçare ) – 38 kg Betim Maliqi, nxënës, kumite 2003/2002 (10-11 vjeçare) +42 kg Benjamin Shabani, kadet i ri, kumite 2001/2000 ( 12/13 vjeçar ) – 52kg
Të Argjendë: Vlerë Qerimi, nxënëse, kata 2003/2002 ( 10/11 vjeçare ) Endrit Beka, nxënës, kumite 2003/2002 ( 10-11 vjeçar ) – 30 kg
Të Bronztë: Erit Bajrami, nxënës i ri, kata 2006 ( 7 vjeçar ) Elvin Gërbovci, nxënës i ri, kata 2006 ( 8 vjeçar ) Ariana Asllani, nxënëse, kumite 2003/2002 ( 10/11 vjeçare ) – 38 kg Ardian Zeneli, nxënës, kumite 2001/2000 (10-11 vjeçare) +42 kg /2lonline/