DYLON

Klubi i futbollit “Lugina” mes dilemës të luaj në Serbi apo Kosovë

Avatar photo Redaksia

Të rinjtë e Luginës së Preshevës, përkundër vullnetit për tu marrë me sport, shpesh janë peng i mjeteve materiale. Problem më vete paraqet edhe federata ku të vazhdojnë me garat, në Serbi apo në Kosovë, janë pak klube që janë të regjistruara në Serbi, ndërkohë është e pamundur që ata të garojnë në Kosovë.

Klubi i futbollit “Lugina” tash e dy vite po vepron në kuar të federatës së Serbisë, por kushtet materiale në këtë klub janë jo të mira.

EkoHigjiena

Po bëjnë përgatitjet e zakonshme taktike dhe fizike, ëndrra e secilit lojtarë është që një ditë të arrijnë të jenë pjesë e ndonjë ekipi me renome ndërkombëtare, shkruan Titulli.com.

K.F “Lugina” ka dy vite që është themeluar dhe është i regjistruar në Federatën e Futbollit të Serbisë, në pamundësi që të garojë në Federatën e Kosovës, “Lugina” vazhdon me ekipin e seniorëve në rrethin e Pçinjit, ku ka dëshmuar mjaftë suksese.

Përkudër kërkesave drejtuar pushtetit lokal, KF”Lugina” nuk është ndihmuar, ka thënë Nagip Jakupi, trajner i licencuar nga UEF-a C

Janë rreth 60 anëtarë të klubit të cilët me vullnetin më të madh i ndjekin ushtrimet dhe se futbollistët janë mjaftë të kënaqur me ekipin e tyre, ata kanë edhe një porosi për rininë e këtushme.

Deri më tani në Luginë kanë ekzistuar disa klube të futbollit, po mungesa e mjeteve materiale dhe hapësirave konkrete kanë ndikuar që ato të shuhen. Përfaqësuesit e KF ”Lugina” duket të jenë mjaftë entuziast dhe kanë për synim mbajtjen në jetë të këtij klubi.

video – Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.