/2L ONLINE/ – Pas suksesit që ka arritur Klubi Futbollistik “Vllaznia” e Pozheranit të Vitisë, për të hyrë në ligën e parë të Kosovës një gjë të tillë e ka arritur edhe Klubi tjetër nga kjo komunë “Vitia “ dhe atë pas ndeshjes së zhvilluar me Kamenicën ku ka fituar me rezultat 2:0.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar futbollistet e këtij klubi duke ju uruar suksese të më tejme në garat e futbollit.
“Për më pak se dy vite ekipet tona të futbollit kanë arritur që të ngritën një rang më lartë pra në ligën e parë të Kosovës në futboll, më parë është ngritur në këtë ligë KF. “ Vllaznia “ e Pozheranit ndërkaq tani “KF “Vitia” nga Vitia. Më të vërtetë kjo është arritur falë një loje cilësore të ekipipëve tona “ u shpreh kryetari Haliti.
Ai ndër tjerash tha se Institucionet komunale të Vitisë do të mbështesin këto dy ekipi që të ecin edhe më tutje drejtë rrugës së suksesit.
Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani tha se tani dy ekipe futbollistike nga Komuna e Vitisë garojnë në ligën e parë të Kosovës por duke potencuar se Drejtoria që ajo udhëheq do të angazhohet edhe në të ardhmen që të mbështesë këto dy ekipe.
Ajo tha se ky sukses ka arritur falë një angazhimi kolektiv. Përndryshe KF “Vitia” ka arritur të hy në ligën e parë të Kosovës pas ndeshjes së zhvilluar me Kamenicën ku ka fituar me rezultat 2:0. /2L ONLINE/