Superliga e Kosovës në futboll në dhjetë xhirot e para ka dhënë spektakël dhe 6 ekipe janë duke luftuar ngushtë për kreun e tabelës.
Ballkani, Drita, Gjilani, Llapi, Feronikeli e Prishtina janë vetëm 6 pikë diferencë që e bënë kampionatin të zjarrtë dhe secila ndeshje të jetë një finale në vete.
Vlera e tubuar e të gjitha 12 ekipeve të Superligës e kalon 20 milionshin, 21.055.000 euro gjithsej.
Sipas Transfermarkt, Gjilani ka vlerën më të lartë me 3.150.000 euro bazuar në lojtarët, ndërsa dy ekipet e fundit në tabelë kanë edhe vlerat më të vogla që shkojnë nën 1 milion.
Vlera e tubuar e të gjitha 12 ekipeve të Superligës e kalon 20 milionshin, 21.055.000 euro gjithsej.
- Gjilani – 3.150.000 euro
- Prishtina – 2.750.000 euro
- Drita – 2.630.000 euro
- Feronikeli – 2.200.000 euro
- Llapi – 1.750.000 euro
- Drenica – 1.680.000 euro
- Ballkani – 1.530.000 euro
- Flamurtari – 1.480.000 euro
- Trepça ’89 – 1.280.000 euro
- Ferizaj – 1.230.000 euro
- Vushtrria – 800.000 euro
- Dukagjini – 575.000 euro