DYLON

Klubet gjilanase marrin pikë të plota, fitojnë edhe Drita edhe Gjilani

Klubet gjilanase marrin pikë të plota, fitojnë edhe Drita edhe Gjilani
Avatar photo Redaksia

FC Drita e SC Gjilani, klube gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, kanë marrë pikët të plota nga ndeshjet e javës së 9-të, pasi kanë qenë më të mirë se kundërshtarët e tyre, Malisheva, përkatësisht Prishtina e Re dhe kësisoji janë ngritur më lart në tabelën e klasifikimit.

FC Drita, kampione akltuale, me të tretën fitore radhazi, ka shtuar edhe tri pikë të reja, duke mundur kësaj here skuadrën e Malishevës me rezultat 2:1 dhe me këto tri pikë ka shkuar në kuotën e 14 pikëve dhe është pozicionuar për momentin në pozitën e katërt.

EkoHigjiena

Kur jemi te ndeshaj e sotme, Drita kaloi në epërsi në minutën e 67-të, kur Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga penalltia, e mysafirët barazuan përmes Xhemajl Ibishit në minutën e 81-të, por pak minuta para fundit të ndeshjes, Albert Dabiqaj shënoi për 2 me 1, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Ndërsa, kur jemi te skuadra tjetër gjilanase, edhe ajo në këtë xhiro shënoi fitore minimale prej 1 me 0, në udhëtim te Prishtina e Re. Golin e vetëm të takimit, për SC Gjilanin, e realizoi Senad Jaroviq në minutën e 83-të.

Kjo fitore e skaudrës kuq e bardhë në udhëtim te Prishtina e Re,  vlerësohet e vlefshme për faktin se trajneri i ri i skuadrës gjilanase, Debatik Curri, e nis mbarë, me fitore, duke ndërprerë serinë e tri humbjeve të njëpasnjëshme dhe duke bërë që skuadra gjilanase të ikë nga fundi i tabelës, t’i rikthehet skuadrës motivimi i duhur për të hapëruar tani e tutje drejt rezultateve pozitive, për ta arriturr objektivin që e kanë synim, Europën.

Tani, skuadra e Gjilanit i ka grumbulluar 10 pikë dhe nga vendi i fundit (10), për momentin ngritët në pozitën e shtatë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.