Ballkani është zgjuar më herët se gjithë klubet e tjera të Superligës nga pushimi. Skuadra e Ismet Munishit i ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror të kampionatit këtë të premte (3 janar).
Pas tri ditësh (6 janar) përgatitjet do t’i nisin edhe disa nga skuadrat e tjera të Superligës. Gjilani, Drita, Prishtina, Feronikeli, Llapi, Trepça ’89 Flamurtari, dhe Dukagjini janë skuadrat që do të rikthehen sërish në aksion.
Drenica ka njoftuar se përgatitjet do t’i nisin shumë shpejtë pas hartimit të planit nga trajneri Gani Sejdiu.
Vushtrria dhe Ferizaj janë dy skuadrat të cilat nuk po i mendojne pergatitjet.
Të dy klubet janë duke u përballur me vështirësi financiare dhe fillimisht pritet takimi me futbollistët e tyre dhe më pas të merret vendimi për pjesën pranverore të kampionatit.