DYLON

Klosi: Isha me fat që e ndihmova UÇK-në

Avatar photo Redaksia

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi ka deklaruar se ndihet krenar që ka pasur rastin ta ndihmojë luftën e UÇK-së.

Klosi, të cilit i është njohur statusi i veteranit të UÇK-së, ka deklaruar se kontributi i tij gjatë luftës në Kosovë ka qenë shtetëror në kuadër të shërbimit që drejtonte.

EkoHigjiena

Në një intervistë për “Epokën e re”, Klosi ka thënë se ndihet krenar që ka pasur rastin ta ndihmojë luftën e UÇK-së.

“E quaj veten me fat që kam arritur të rreshtohem krah për krah me çunat që e bënë luftën në Kosovë. Lufta e UÇK-së ishte një luftë e madhe për gjithë kombin shqiptar, sidomos për Kosovën”, ka deklaruar Klosi.

Klosi, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë shef i SHIK-ut të Shqipërisë, u është kundërpërgjigjur edhe akuzave për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.

Ai ka mohuar se ka gisht në vrasjen e Krasniqit. Në këtë kontekst, Klosi ka deklaruar se shteti shqiptar nuk ka pasur kurrfarë interesi të vritej Ahmet Krasniqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.