DYLON

Klinika Emergjente: Në nëntëmujorin e parë, trajtim mjekësor kanë marrë 77 mijë e 655 pacientë

Klinika Emergjente: Në nëntëmujorin e parë, trajtim mjekësor kanë marrë 77 mijë e 655 pacientë
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), në nëntëmujorin e parë të vitit 2025, trajtim mjekësor kanë marrë 77 mijë e 655 pacientë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Ky trajtim është ofruar nga 23 specialistë emergjent, 6 specialistë internist, 4 kardiolog dhe 92 infermier/e, që paraqet numrin më të madh të infermierëve dhe mjekëve nga paslufta, në këtë klinikë, njofton SHSKUK.

EkoHigjiena

Kontribut të çmuar kanë dhënë edhe profilet e tjera mjekësore, përmes konsultimeve, sikurse edhe degët diagnostike.

Nga numri i përgjithshëm, 18 mijë e 329 pacientë, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, 23 mijë e 810 shërbime internistike, 13 mijë e 730 në atë kirurgjike, si dhe 16 mijë e 475 raste ortopedike.

Gjatë kësaj periudhe, në Emergjencë janë kryer 972 operacione kirurgjike. Poashtu, 5 mijë e 329 intervenime në sallën e vogël, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.