DYLON

Klinika e Reumatologjisë: Krahas të hospitalizuarve ofrohen shërbime ditore edhe për pacientët që marrin terapi biologjike

Klinika e Reumatologjisë: Krahas të hospitalizuarve ofrohen shërbime ditore edhe për pacientët që marrin terapi biologjike
Avatar photo Redaksia

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë me dije se Klinika e Reumatologjisë në këtë Qendër, ka vazhduar avancimin e shërbimeve për pacientët me sëmundje reumatizmale, përmes aplikimit të terapive bashkëkohore dhe zhvillimit të shërbimeve të avancuara diagnostikuese.

“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, aktualisht nuk ka pacientë në listë pritjeje për terapitë biologjike. Në Klinikë aplikohen terapi të avancuara, përfshirë anti-TNF, anti-CD20, Infliximab, Rituximab, Etanercept, Tocilizumab, Secukinumab, Acidi Zoledronic dhe Cyclophosphamide, sipas indikacioneve mjekësore dhe protokolleve përkatëse”, thuhet në njofitmi ne QKUK-së.

EkoHigjiena

Krahas pacientëve të hospitalizuar, Klinika ofron edhe shërbime ditore për pacientët që marrin terapi biologjike, ku në ditë të caktuara trajtohen, 25 deri 30 pacientë.

Në kuadër të Klinikës funksionon Kabineti i Ultrasonografisë dhe Kapilaroskopisë, ndërsa gjatë muajit realizohen rreth 40–50 ekzaminime ultrasonografike të abdomenit për pacientët e hospitalizuar. Po ashtu, është funksionalizuar shërbimi i kapilaroskopisë, duke zgjeruar kapacitetet diagnostikuese të Klinikës.

“Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e stafit profesional dhe institucioneve shëndetësore për ofrimin e trajtimeve moderne, diagnostikimit të avancuar dhe shërbimeve cilësore për pacientët me sëmundje reumatizmale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.