Në Klinikën e Neurologjisë është përuruar dhoma për trajtimin e pacientëve me Sklerozë Multiple, investim nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe kompania Roche, e cila ka dhënë donacion për këtë qëllim.
Kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta, tha se aktivizimi i këtij shërbimi është rezultat i punës 10 vjeçare të një ekipi të jashtëzakonshëm profesionistësh në Klinikën e Neurologjisë.
Prof. Blyta, theksoi mes tjerash, se mejkët tanë janë të përgatitur për të trajtuar raste të tilla, sikurse mjekët në të gjithë botën.
Ndërkaq, Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, theksoi se dhoma e re do të shërbejë si spital ditor. Ai u shpreh i bindur që QKUK do ta ketë shumë shpejt edhe repartin e veçantë për trajtimin e personave me Sklerozë Multiple.
Ai ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për të bërë të mundur funksionalizimin e kësaj dhome.