DYLON

Klinika e Gjinekologjisë pajiset me peceta higjienike për pacientet

Klinika e Gjinekologjisë pajiset me peceta higjienike për pacientet
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë pranimi i donacionit me peceta higjienike, nga kompania “Buterfly” përmes UNFPA në Kosovë me angazhim edhe të OJQ “QIKAT”, përkrahur nga Zyra diplomatike belge në Kosovë, iniciativë e përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoi donatorët, duke theksuar, Ministria e Shëndetësisë ka prioritet shëndetin maternal dhe se donacioni është i rëndësishëm për gratë dhe vajzat që marrin shërbime në Klinikën e Gjinekologjisë.

EkoHigjiena

Sipas Ministrit Vitia, do të ketë angazhim që pecetat higjienike të sigurohen në spitale dhe klinika, e pastaj në secilin institucion publik.

Julian Sassel, Shef i Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë, tregoi angazhimet që ka bërë Zyra që e udhëheqë për sigurimin e këtij donacioni dhe për përkrahjen që i ka dhënë kësaj iniciative.

Narqize Arënliu-Hoxhaj, zëvendësuese e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së falënderoi donatorët, duke shtuar se përkrahja dhe kontributi janë të çmuara dhe kanë një ndikim të madh në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së grave.

Ministrinë e Shëndetësisë dhe donatorët i falënderoi edhe Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, i cili vlerësoi lart punën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë për përmirësim të kushteve të trajtimit të pacientëve në klinikë, përderisa falënderoi edhe donatorët për këtë donacion që do të jetë i mirëseardhur për pacientet që trajtohen në këtë klinikë.

Për krejt iniciativë foli edhe Visare Mujko- Nimani, shefe e Zyrës së UNFPA në Kosovë, e cila tregoi angazhimet e vazhdueshme të UNFPA për shëndetin riprodhues dhe shëndetin e vajzave dhe grave në veçanti.

Edhe Leonita Molliqaj nga OJQ “ QIKAT”, tregoi angazhimet që kanë bërë si OJQ për të hiqet TVSH për peceta higjienike, por edhe për sigurimin e tyre në përgjithësi për të gjitha vajzat dhe gratë, duke e vlerësuar si të qëlluar dhurimin e këtij donacioni, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.