DYLON

Klinika e Dermatologjisë po i kthehet normalitetit

Klinika e Dermatologjisë po i kthehet normalitetit
Avatar photo Redaksia

Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë.

Me rekomandim të mjekëve specialistë, pacientët e fundit që po trajtoheshin nga COVID-19, pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit, janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

EkoHigjiena

Përmirësimi i situatës i ka hapur udhë Dermatologjisë, që, pas dezinfektimit të hapësirave, të kthejë shërbimet e rregullta mjekësore për pacientët me probleme dermatologjike, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.