DYLON

Klasa I – V: Më shumë mësues është më me interes për nxënësit!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në organizim të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot u mbajt tryeza debatuese “ Klasa një deri në pesë – me një apo më shumë mësues”. Në këtë debat, pos stafit të Universitetit “Kadri Zeka” përkatësisht të profesorëve nga Fakultetit I Edukimit, morën pjesë edhe profesor të kësaj fushe nga Universiteti i Prishtinës, a i Korçës, i Gjirokastrës, Universiteti i Gjakovës, drejtues të drejtorive komunale të arsimit nga komunat e Anamoravës, përfshi edhe ata të komuniteti serb, përfaqësues të GIZ-it gjerman si dhe mësimdhënësi të këtij niveli .

Duke paraqitur qëllimin e kësaj tryeze, Rektori i Univeristetit “Kadri Zeka” Arben Dërmaku, tha sa baza e zhvillimit të shoqërisë është arsimi e baza e arsimit është nga klasa e parë deri në të pestën, prandaj Universiteti “Kadri Zeka” po nis me këto lloj konferenca për të trajtuar probleme që lidhen me zhvillimin e shoqërisë. E rëndësishme, sipas rektorit Dërmaku, është se ky transformim, nuk krijon kosto shtesë por vetëm ri-alokim të resurseve, përkatësisht mësuesve të këtij niveli.

EkoHigjiena

Debatues të shumtë kanë përkrahur idenë që kjo problematikë të trajtohet në mënyrë të thelluar që të shënohet ngritje e cilësisë të këtij niveli të arsimit. Sidomos u theksua fakti se një mësues, sado i përgatitur, nuk do të mund të jetë i efektshëm në të gjitha lëndët për të gjitha nivelet e mësimit klasorë. Edhe përfaqësues nga komuniteti serb

Në fund të debatit u nxorën këto rekomandime:

Ideja për një apo më shumë mësues nga klasa e parë deri në të pestën, është ide progresive sepse më shumë mësues është më me interes për nxënësit.

Të provohet nga klasa e parë deri në të tretën me dy apo tre mësues kurse klasave të katër ta dhe pesta, tu shtohen katër apo pesë mësues, të profilizuar në fusha të caktuara.

Lëndët e shkathtësive të mbahen nga mësimdhënësit e profilizuar për këto fusha.

Të bëhet analizë e saktë se a mund t’i përballojnë nxënësit e këtyre klasave më shumë se sa një mësues.

Në fund drejtuesit e Universitetit “ Kadri Zeka” thanë se do të vazhdojnë të fuqizojnë debatin profesional-shkencore për problematika me të cilat ballafaqohet shoqëria, e ku kontributi i shkencës është i nevojshëm. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.