DYLON

“Klanet e ndryshme mafioze bëjnë lista natën e ditën largojnë mësuesen më të mirë”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në shkollën fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan nxënësit e e një klase të parë dhe prindërit e tyre nuk po pajtohen me faktin që mësuesen e tyre e kanë larguar dhe kanë sjellë një mësuese tjetër.

Madje ata kanë protestuar tani e dy javë dhe duan t’ u kthehet mësuesja. Fëmijët kanë mbajtur në duar pankarta ku kërkojnë mësuesen e tyre. “Na ktheni mësuesen”, “E duam mësuesen tonë”, “Ku është mësuesja Safete?”, “Me mësuesen Safete” janë vetëm disa “thirrje” të nxënësve.

EkoHigjiena

Njëri ndër prindërit e revoltuar Sabri Kajtazi ka thënë se nxënësit e klasës së parë në shkollën “ Thimi Mitko” protestojnë tash e dy javë, ia kanë larguar mësuesen e tyre nga shkolla për arsye se nuk është në partinë në pushtet.

“Klanet e ndryshme mafioze bëjnë lista natën e ditën largojnë mësuesen më të mirë në shkollë. Kjo mësuese ka licencë nga Minsitria e Arsimit dhe përvojën e punës . Jemi katandisë e gjithë shoqëria, askush që dy javë nuk e qanë kokën për këta fëmijë. Mos ja prishni lumturinë”, thotë Kajtazi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.