DYLON

Klaiqi: Vazhdon përkushtimi për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Klaiqi: Vazhdon përkushtimi për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, në Komunën e Kamenicës,  Selami Klaiqi, së bashku me zyrtarë të kësaj drejtorie, kanë pritur në takim Ekipin për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Temë e takimit ishte vlerësimi pedagogjik i rasteve të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, me fokus trajtimin dhe përkrahjen e tyre në procesin edukativo-arsimor.

EkoHigjiena

Sipas drejtorit Klaiqi, ekipi ka realizuar një punë të jashtëzakonshme gjatë vitit 2026, duke shënuar rekord në kohën e vlerësimit të rasteve. Ai theksoi se aktualisht nuk ka asnjë rast në listë të pritjes, gjë që dëshmon për angazhimin dhe efikasitetin e ekipit.

“Do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar për të gjithë fëmijët dhe për t’u ofruar mbështetjen e nevojshme në çdo aspekt të procesit arsimor”, ka deklaruar drejtori Klaiqi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.