DYLON

Klaiqi: Nga shtatori do të paguhet ora e kujdestarisë për mësimdhënësit

Klaiqi: Nga shtatori do të paguhet ora e kujdestarisë për mësimdhënësit
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës thanë se nga muaji shtator do të fillojë pagesa e orës së kujdestarisë për të gjithë mësimdhënësit kujdestarë.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, tha se ky vendim është një hap i rëndësishëm në drejtim të vlerësimit të punës dhe angazhimit të mësimdhënësve.

EkoHigjiena

“Mësimdhënësit tanë meritojnë që puna dhe përgjegjësitë e tyre të vlerësohen. Pagesa e orës së kujdestarisë është një hap konkret për të mbështetur më tej mësimdhënësit dhe për të njohur angazhimin e tyre të përditshëm në edukimin dhe kujdesin ndaj nxënësve. Ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e kushteve sa më të mira për ta dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të arsimit në Kamenicë”, u shpreh Klaiqi.

Nga shtatori ora e kujdestarisë do të paguhet për të gjithë mësimdhënësit kujdestar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.