KKSH: Viti i ri shkollor në Luginë e Preshevës pa tekste mësimore

KKSH: Viti i ri shkollor në Luginë e Preshevës pa tekste mësimore

Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2018/2019, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri, në emër të këtij institucioni shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërit.

KKSH inkurajon që në këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur. Vetëm arsimimi dhe shkollimi i gjeneratave të reja në Luginën e Preshevës mund të jetë shtegtimi në zgjidhjen e problemeve të shumta në këto kushte jashtëzakonisht të vështira. Kjo nuk duhet shkurajuar nxënësit, por të gjejnë motivin dhe forcën për arritjen e rezultateve sa më të mira.

KKSH është e indinjuar me mungesën e teksteve shkollore si dhe kjo gjendje e tillë është e papranueshme dhe diskriminuese, për çfarë kemi njoftuar të gjitha instancat dhe institucionet relevante në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri si shkelje e paprecedent e drejtave të fëmijëve shqiptar.

“Konformë ligjeve dhe konventave ndërkombëtare KKSH angazhohet me gjithë kapacitetet e saj dhe me ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë me shpresë që në të ardhmen të zgjidhet kjo çështje. Ftojmë edhe njëherë për angazhim të të gjithëve që të sigurohen të gjitha tekstet shkollore për shkolla fillore dhe të të mesme, si e drejtë ligjore dhe obligim intelektual”, thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të KKSH-së në Bujanoc.

BURIMI:Titulli.com

KOMENTE