DYLON

KKSH: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese diskriminon shqiptarët e Luginës

Avatar photo Redaksia

Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Serbisë të seancën së 30 prillit e të publikuar të mërkurën.

Me çrast “Gjykata Kushtetuese e Serbisë konstaton se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, rregullorja për mënyrën e veçantë të njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë dhe vlerësimin e programeve akademike të universiteteve në territorin e Kosovës e që nuk veprojnë sipas rregullave të Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

EkoHigjiena

Gjykata ka shtyrë publikimin e vendimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë “, për gjashtë muaj nga data e miratimit të tij. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë ” .

Kjo Rregullore ishte si produkt i marrëveshjes midis negociatorëve nga Prishtina dhe Beogradi, Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviq.

Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron të pa pranueshme zvarritjen e njohjeve të kualifikimeve nga Universitetet e Kosovës.

“Ky vendim edhe njëherë tregon mos gatishmërinë e zgjedhjes së një problemi krucial për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe vazhdimin e një logjike diskriminuese”, thuhet në kumtesën e KKSH-së të cilën e transmeton portali informativ Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.