DYLON

KKSH nderon me mirënjohje ministrin Gent Cakaj

KKSH nderon me mirënjohje ministrin Gent Cakaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka nderuar me MIRËNJOHJE ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me motivacionin “për mbështetjen dhe qasjen proaktive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Sot nderova me “MIRËNJOHJE” , Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj për mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe për mbështetjen dhe qasjen proaktive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, është shprehur Ragmi Mustafa.

Sipas tij marrja për sipër e financimit të rregullt të KKSH-së nga MEPJ, mbështetja për qendrën multifunksionale, diplomaci aktive për Luginën si dhe një sërë masash sa konkrete po aq programatike janë padyshim kontribut i jashtëzakonshëm i ministrit Cakaj.

EkoHigjiena

“Mbetet edhe shumë punë për të bërë, por dinamizimi i marrëdhënieve të MEPJ dhe KKSH-ës si dhe komunikimi i rregullt për bashkërendim është tejet shpresëdhënës. Faleminderit Ministër Gent Cakaj”, ka thëë Mustafa.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka qëndruar pë vizitë treditore në Bujanoc dhe Preshevë.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.