DYLON

KKSB shqyrtoi situatën e sigurisë dhe ardhjen e refugjatëve nga Maqedonia

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Viti është mbajtur sot mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi në të cilën është diskutuar për Çështjen e sigurisë në komunën e Vitisë, për ardhjen e refugjatëve nga Maqedonia në disa fshatra, për dëmet e vërshimeve të sivjetme, si dhe disa pika të tjera me rëndësi.

Duke folur për gjendjen e sigurisë sidomos pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë, kryetari i komunës Sokol Haliti kanë bërë të ditur se aktualisht në komunën e vitisë janë të vendosura 9 familje me 57 anëtarë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti ka themeluar edhe këshillin për përkujdesjen e refugjatëve që kërkojnë strehim në komunën e Viti, i cili këshillë përbëhet nga institucionet, organizatat dhe shoqatat jo qeveritare.

“Dy ditëve të fundit kemi vizituar familjet e zhvendosura nga Maqedonia që aktualisht po qëndrojnë në disa fshatra të komunës sonë dhe nga ajo që kam parë nga afër se situate nuk është e lakmueshme për shkak të kushteve jot ë mira të strehimit. Kam formuar këshillin për përkujdesje për ta dhe jemi duke përcjellë në vazhdimësi gjendjen. Ne jemi të gatshëm për çdo situatë që të bëjmë sistemimin dhe strehimin e këtyre familjeve. Po ashtu po shqyrtojmë mundësit për tu ndihmuar me gjëra të nevojshme”, ka theksuar Haliti.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në mesin e të zhvendosurve ka edhe nxënës të cilëve u ka mundësuar që të ndjekin mësimet në shkollat e atyre lokaliteteve ku janë të vendosur momentalisht.

Edhe komandanti I stacionit të policisë në Viti kapiteni Agim Lipovica, ka bërë të ditur se janë duke përcjellë me kujdes zhvillimet dhe ardhjen e familjeve nga Maqedonia.

Ai po ashtu tha se policia kufitare është duke patrulluar në zonën kufitare me Maqedoninë dhe aktualisht situate është e qetë. Lidhur me aspektin e sigurisë së përgjithshme në komunën e Vitisë, kapiteni Lipovica ka njoftuar edhe për rënien e numrit të vjedhjeve në komunën e Vitisë në dy muajt e fundit.

Ndërkohë ka apeluar tek prindërit që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë fëmijët e tyre të vozisin pa patentë shofer. Ai këtë apel e drejtoi pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur para dy ditësh kur humbi jetën një maturant, duke shprehur dhimbje dhe keqardhje.

Në këtë takim, u bisedua edhe për vërshimet e fundit në komunën e Vitisë dhe dëmet e shkaktuara, me që rast një raport për këto e paraqiti drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi.

Ndërsa si dukuri shqetësuese u paraqit edhe më tej prerja ilegale e pyjeve dhe u diskutua për masat që duhet ndërmarrë në të ardhmen për të parandaluar këtë dukuri./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.